Liverpooli ka marrë fitoren e katërt në po aq ndeshje në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi në udhëtim te Burnley me rezultat të lartë 0-3.


Por kjo fitore e The Reds ka mundur të jetë edhe më e lartë nëse Mohamed Salah nuk do të ishte treguar egoist dhe t’i pasonte topin Sadio Manes.

Egjiptiani e kishte krejtësisht të lirë Manen dhe nuk ia pasoi topin duke humbur një mundësi të artë për ta ngritur edhe më shumë epërsinë.

thumbnail 1

Menjëherë pas këtij aksione Mane ka lëshuar fushën i revoltuar me egoizmin e Slahut.

Sulmuesi senegalez ka shpërthyer me kritika ndaj trajnerit Jurgen Klopp, ndërsa u desh intervenimi i shokëve të tjerë të skuadrës për ta qetësuar atë.

Megjithatë ky reagim i Manes është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, të cilët kanë komentuar në rrjetet sociale se sulmuesi i tyre është këmbëngulës dhe dëshiron që Liverpool të fitojë sa më shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app