Salah barazon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin për numrin e golave në Ligën e Kampionëve

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah po vazhdon të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror dhe gjatë mbrëmjes së mërkurë ai ka arritur një rekord jo të vogël duke barazuar numrin e golave me dy legjenda në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli mposhti Atleticon Madridin me rezultat të ngushtë 3–2 në ndeshjen e luajtur në Anfiedl në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.
Sulmuesi i Reds, Mohamed Salah, dha një asistim për Andrew Robertson në minutën e 4-të dhe shënoi vetë në minutën e 6-të.
Egjiptiani 33-vjeçar ka shënuar golin e tij të 48-të në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar në vendin e 12-të dhe të 14-të në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të turneut.
🇪🇬👑 Mohamed Salah has now scored 48 goals in the Champions League.
He's gone level with Zlatan Ibrahimović and Andriy Shevchenko.
🇸🇪🇺🇦 Great company. pic.twitter.com/SnMuAPW1eK
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) September 17, 2025
Salah e ndan këtë vend me Andriy Shevchenkon dhe Zlatan Ibrahimovicin, por e ka bërë këtë në më pak ndeshje.
Për të arritur shifrën e 48 golave, Salah ka luajtur 89 ndeshje, për dallim nga ukrainasi Shevchenko me 100 ndeshje dhe Ibrahimovic me 124 ndeshje.
Këtë sezon, Salah ka shënuar tri gola dhe ka dhënë dy asistime në 6 ndeshje me klubin anglez. /Telegrafi/




















































