Edhe pse procesi kishte nisur një dekadë e gjysmë më parë, banorëve të Kosovës ende nuk u ofrohet sigurim shëndetësor publik. Pritja mund të zgjasë edhe më, pasi që për realizimin e këtij projekti fillimisht duhet të funksionalizohet Sistemi Informativ Shëndetësor.
Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, thotë se në skenarin më të mirë të mundshëm, ky proces mund të përfundojë pas pesë vjetësh.
Ai cilëson se mungesa e sigurimeve shëndetësore është shkelje e të drejtave të pacientëve, shkruan Evropa e Lirë.
“Në opsionin më optimist të mundshëm, duhen pesë vjet për t’i bërë sigurimet shëndetësore. Para se të nisin sigurimet shëndetësore duhet të jetë lista e shërbimeve që i ofron një institucion shëndetësor. Është çmimorja [që tregon] sa kushtojnë ato shërbime e shumë çështje të tjera, të cilat nuk janë bërë”, thotë Kodra.
Hulumtimet e bëra nga kjo shoqatë tregojnë se rreth 84 për qind e pacientëve në Kosovë kanë vështirësi t’i marrin shërbimet shëndetësore për shkak të gjendjes financiare. Mungesa e sigurimit shëndetësor, thotë Kodra, godet më së shumti rastet sociale.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë neglizhuar proceset që do të finalizonin sigurimet shëndetësore dhe jetësimi i tyre do të marrë vite kohë.
Edhe në Raportin e sivjetmë të Progresit të publikuar nga Komisioni Evropian thuhet se një e treta e popullsisë së Kosovës ka qasje të kufizuar në shërbimet e kujdesit shëndetësor.
“Pabarazitë në shëndetësi mbeten një problem serioz. Futja e skemës së sigurimeve shëndetësore universale është shtyrë vazhdimisht dhe pagesat nga xhepi [i qytetarëve] mbeten shumë të larta”, thuhet në këtë raport.
Mungesa e sigurimeve, sipas Raportit të Progresit ndikon në qasje më të ulët në shërbimet thelbësore shëndetësore për ata që janë në situata të cenueshme, siç janë ata që jetojnë në varfëri, në zonat rurale dhe personat që i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Në Kosovë funksionon një numër i kompanive private, të cilat ofrojnë sigurime shëndetësore për qytetarët. Nuk ka të dhëna se sa mund të jetë numri i qytetarëve të cilët kanë sigurim privat shëndetësor.
Për herë të parë, Ligji për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007. Por, atëkohë, ai nuk hyri në fuqi pasi që shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Joachim Rucker, nuk e nënshkroi atë.
Pasi Kosova shpalli pavarësinë më 2008, qeveritë ndër vite e anashkaluan këtë ligj për shkak të, siç thuhej, implikimeve buxhetore.
Vetëm në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore, mirëpo as ky ligj nuk gjeti zbatim.
Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet). Mbledhja e fondeve ishte paralajmëruar se do të niste që nga 1 korriku i vitit 2017.
Atëkohë, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 17 milionë euro, të cilat më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.
Pa Sistem Informativ Shëndetësor nuk mund të ketë sigurime shëndetësore
Para se të funksionalizohen sigurimet shëndetësore publike kërkohet funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor.
Sistemi Informativ Shëndetësor (SISH) bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.
Nga viti 2011, Ministria e Shëndetësisë kishte provuar fillimin e zbatimit të këtij sistemi në tri faza, të cilat synoheshin të realizohen deri në vitin 2020. Mirëpo, ky sistem nuk është realizuar.
Në seancën parlamentare më 16 nëntor, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për buxhetin e vitit 2024, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se tashmë ka nisur funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor.
Buxheti për sistemin e përgjithshëm shëndetësor për vitin 2024, ka thënë ministri Vitia, kap vlerën e 345 milionë eurove.
Sipas të dhënave në Projektligjin e publikuar për buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth shtatë milionë euro për Sistemin Informativ Shëndetësor për vitin 2024. Gjithsej, i tërë projekti vlerësohet se do të kushtojë rreth 47 milionë euro.
“Ky projekt shënon hapin e parë për themelimin e sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Vitia.
Ministri Vitia ka theksuar se për dekada ka pasur tentativa të dështuara për këtë projekt dhe miliona euro të shkuara dëm për shkak se nuk ka pasur analizë të këtij sistemi.
“Në vitet pasuese do të ecim drejt kompletimit edhe të sistemit të sigurimeve shëndetësore”, ka thënë ai.
Vitia ka sqaruar se për sigurime shëndetësore nuk do të ndahen mjete financiare nga buxheti i shtetit, por ato mjete do të mblidhen nga të ardhurat e secilit të punësuar dhe punëdhënësve.
“Pra, kur sigurimet të startojnë, secili punëtor do të ndajë nga paga e vet një përqindje dhe secili punëdhënës do të ndajë për të punësuarit e vet një përqindje”, ka shpjeguar Vitia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame