Arrigo Sacchi zbulon se Antonio Conte merrte shënime sa ishte lojtar duke treguar se puna e trajnerit ishte tashmë në gjakun dhe kokën e tij.

Conte bëri debutimin e tij si futbollist në Itali në vitin 1994 nën drejtimin e Sacchit.


“Kur isha trajner i Italisë, e thirra. Ai ishte një lojtar shumë profesionist me një qëndrim fantastik”, tregon Sacchi.

Napoli i Contes është lider në renditjen e Serie A dhe do të presë Atalantën të dielën.

Screenshot 2024 11 03 120138

“Në fund të çdo seance stërvitore, ai [Conte] shënonte të gjitha ushtrimet tona stërvitore. Ai ishte një perfeksionist dhe është ende i tillë. Ai ndoshta e dinte tashmë se çfarë do të bënte [pas përfundimit të karrierës së tij ]. Puna e trajnerit ishte tashmë në gjakun dhe kokën e tij”, deklaroi Sacchi.

Tutje, Sacchi është futur edhe në analizën e lojës së Contes me Napolin.

“Unë pashë ndeshjen e San Siros kundër Milanit dhe Napoli e fitoi atë pa u munduar”.

“Dallimi nga Milani ishte i dukshëm. Napoli shfrytëzoi në maksimum hapësirën e kuqezinjve, ndërsa Milani u përplas në mbrojtjen e kundërshtarit”.

Screenshot 2024 11 03 120132

“Napoli pothuajse nuk ndërmori ndonjë rrezik, që do të thotë se ata kanë një organizim të madh, edhe nëse Antonio është ende në sezonin e tij të parë”, deklaroi trajneri i madh italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app