Sabrina Carpenter kritikohet për performancat eksplicite në skenë: Fëmijët janë në audiencë

Sabrina Carpenter është përballur sërish me kritika për performancat e saj provokuese gjatë turneut "Short n’ Sweet", këtë herë në Stokholm.
Këngëtarja 25-vjeçare ka tërhequr vëmendje me lëvizje eksplicite gjatë këngës "Juno", duke simuluar akte seksuale në skenë – përfshirë një skenë që shumë fansa e konsideruan si nënkuptim të seksit oral midis grave.
Një klip nga koncerti është bërë viral në rrjet, me disa ndjekës që e cilësojnë performancën si “të papërshtatshme” dhe “të dëshpëruar për vëmendje”, duke theksuar se shumë fëmijë ndjekin shfaqjet e saj, shkruan DailyMail.
“Ajo ka talent, por nuk ka nevojë për këto gjëra”, shkroi një komentues. Të tjerë kritikuan përfshirjen e “pozicioneve seksuale” në një audiencë ku ka edhe të mitur.
Kjo nuk është hera e parë që Sabrina ndeshet me reagime të tilla. Gjatë një koncerti në Paris, ajo realizoi një koreografi që shumë e lidhën me pozicionin seksual “Kulla Eiffel”, ndërsa më herët u përball me më shumë se 800 ankesa pas një performance provokuese në BRIT Awards.
Megjithatë, disa fansa e mbrojtën artisten, duke theksuar se muzika dhe shfaqjet e saj nuk janë të përshtatshme për fëmijë dhe përgjegjësia u takon prindërve që nuk monitorojnë përmbajtjen që konsumojnë fëmijët e tyre.
Pavarësisht kritikave, Sabrina vazhdon turneun e saj, duke qëndruar në qendër të vëmendjes për stilin e saj skenik të guximshëm dhe shpesh të diskutueshëm. /Telegrafi/





















































