Sabri Fejzullahu dhe Heki sjellin këngën e re "Dy zemra"

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, sot (e hënë) ka publikuar këngën e re.
“Dy zemra” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me artistin e ri të quajtur, Heki.
Projekti është i shoqëruar edhe me klip, teksa flet për dashurinë ku si protagonistë në klip janë një vajzë e një djalë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Kreshnik Avdiu, kurse për orkestrimin është përkujdesur Arti Rec.
Videoja u realizua nga ‘UrbanGraphics’.
Përkundër viteve në skenë, Sabriu po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me prurje muzikore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/09/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































