Sa shumë ka ndryshuar bota, 10 nga gjërat që kanë ndodhur prej se Liverpooli e ka fituar titullin për herë të fundit
![Sa shumë ka ndryshuar bota, 10 nga gjërat që kanë ndodhur prej se Liverpooli e ka fituar titullin për herë të fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/Liverpoolfans-e1557738693708-780x439.jpg)
Liverpooli për herë të fundit e ka fituar Ligën Premier në sezonin 1989/1990, gjegjësisht para 29 vitesh. Redsat ishin skuadra më dominuese në Angli gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta kur fituan 11 tituj të kampionatit elitar dhe katër kupa evropiane.
Mirëpo, që atëherë ka mbetur prapa në garën për titullin e Ligës Premier, ndërkohë që ekipet tjera dolën në pah. Dështimi më i ri për ta fituar titullin ndodhi këtë edicion, në të cilin mbeti vetëm një pikë prapa Manchester Cityt.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/KennyDaglishtitle-2.jpg)
Kur kanë kaluar afro tri dekada prej se Liverpooli e ka fituar titullin bota ka ndryshuar shumë, ndërsa më poshtë jua sjellim disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur prej se Kenny Dalglish e ngriti trofeun në këtë klub për herë të fundit.
1) Kenny Dalglish e riktheu Blackburn Rovers në Ligën Premier dhe e fitoi titullin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/KennyDalglish.jpg)
Legjenda e Liverpoolit në vitin 1992 arriti që ta promovonte skuadrën e Blackburn Rovers në elitën e futbollit anglez, ndërsa në sezonin 1994/1995 e fitoi titullin e Anglisë.
2) Microsoft i ka lëshuar 18 versione të ndryshme të Windows
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/Microsoft.jpg)
Në vitet e nëntëdhjeta, Microsofti e revolucionarizoi kompjuterizimin personal. Windows 3.1 u lëshua në vitin 1992, ndërsa që atëherë janë publikuar një numër i madh versionesh – ndër më të rëndësishmit: Windows 95, 98, 2000, ME, XP, Vista, 7, 8 e Windoës 10. Në të njëjtën kohë, Bill Gates u bë miliarder dhe asokohe njeriu më i pasur në botë.
3) Peter Schmeichel e fitoi disa herë ligën dhe e priti djalin e tij të rritej dhe ta fitonte edhe ai
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/KapserPeterSchmeichel.jpg)
Portieri legjendar i Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, e fitoi Ligën Premier për herë të parë në sezonin 1992/1993, ndërsa më pas e fitoi edhe katër herë të tjera duke kulmuar me tripletën në vitin 1999. Djali i tij, Kasper, ishte vetëm shtatë vjeç kur Peter e fitoi titullin për herë të parë, ndërsa ai u rrit dhe vazhdoi karrierën si portier për ta fituar edhe ai titullin në sezonin 2015/2016 me Leicester Cityn.
4) Donald Trump ishte pranë falimentimit, u bë miliarder dhe u shpall president i SHBA-ve
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/DonalTrumpMelaniaT.jpg)
Në vitet e tetëdhjeta, Donald Trump ishte një biznesmen në ngritje me pasuri prej 200 milionë dollarësh, megjithatë në periudhën 1990-1995 pësoi humbje dh ishte në prag të falimentimit. Asokohe president i SHBA-ve ishte George HW Bush. Më pas, Bill Clinton, George W Bush (djali i George HW Bush) dhe Barack Obama, ishin presidentë nga dy mandate. Trump u rikthye fuqishëm në biznes dhe u bë miliarder, ndërsa në vitin 2016 i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
5) Manchester Unitedi e hoqi nga froni Liverpoolin si klubin më të suksesshëm në Angli
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/AlexFergusontrophy.jpg)
Sir Alex Ferguson u sigurua që Manchester Unitedi ta tejkalonte Liverpoolin (18 tituj) me numrin e titujve në kampionatin anglez. Djajtë e Kuq ia dolën t’i fitonin 20 sosh, të fundit në sezonin 2012/2013. Pasi u bë klubi me më së shumti trofe në Angli, Unitedi i detyroi Redsat që ta largonin përshkrimin “Klubi më i suksesshëm në Angli” nga Twitteri. Në atë periudhë, Ryan Giggs dhe Paul Scholes ishin dy futbollistët kryesorë të Djajve të Kuq. Giggs i fitoi 13 tituj, ndërsa Scholes i fitoi 10, u pensionua dhe pastaj u kthye për ta fituar edhe një titull.
6) U formua Bashkimi Evropian dhe tash është në prag të kolapsit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/BEflamuri.jpg)
Në vitin 1993 u themelua Bashkimi Evropian me nënshkrimin e traktatit të Maastrichtit. Euro u bë monedha zyrtare e 19 vendeve anëtare dhe u shndërrua në monedhën e dytë rezervë më të madhe pas dollarit amerikan. Në vitin 2016, Britania e Madhe mbajti referendum dhe BREXIT u bë realitet, pasi njerëzit votuan për të dalë nga BE duke rrezikuar që ta destabilizojë Bashkimin Evropian, pasi në rast të largimit të Britanisë së Madhe, edhe vende të tjera mund ta ndjekin.
7) Barcelona, nga zero tituj të Ligës së Kampionëve, e ka barazuar Liverpoolin me pesë sosh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/Barcelonachampions.jpg)
Kur kishte fituar titullin e 18-të të Anglisë (dhe të fundit deri më tani) në vitin 1990, Liverpooli i ishte fituar katër tituj të garës elitare evropiane të futbollit (ndërsa në vitin 2005 e fitoi të pestin). Barcelona ishte një klub në ngritje në Evropë. Me lojtarë, Pep Guardiola, Ronald Koeman, Michael Laudrup e Hristo Stoichkov, katalunasit e fituan trofeun e parë evropian në vitin 1992. Ndërsa ndërmjet viteve 2006-2015, Barca i ka fituar edhe katër tituj të tjerë duke e barazuar kështu Liverpoolin.
8) ‘The Undertaker’ iu bashkua WWE-së, regjistroi rekord në WrestleMania dhe u pensionua
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/Undertaker1.jpg)
Në vitin 1990, WWF (tash WWE) nënshkroi me Mark Calaway, i cili hyri në ring me nofkën ‘The Undertaker’. Ai u bë një prej yjeve më të suksesshëm në WrestleMania, ndërsa gjatë viteve mposhti emra, si Jimmy Snuka, Giant Gonzalez, Kane, Ric Flair, Triple H, Shaën Michaels, Randy Orton, Edge e Batista.
9) JK Rowling shkroi shtatë libra për Harry Potterin dhe u xhiruan tetë filma
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/HarryPotterlibra.jpg)
Shkrimtarja JK Rowling u bë multi-milionere falë librave të saj për Harry Potterin, të cilat më pas u shndërruan në filma. Ajo tash ka pasuri prej 695 milionë eurosh, ndërsa librat e saj janë ndër më të shiturat. Në vitin 2001 u lansua filmi i parë për Harry Potterin, me Daniel Radcliffe në rolin kryesor, ndërsa deri në vitin 2011 u xhiruan tetë filma (libri i fundit u nda në dy pjesë dhe u xhiruan dy filma).
10) Vendi i parë në renditjen e FIFA ka ndryshuar plot 26 herë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/FIFAlogozyre.jpg)
Sistemi i renditjes së kombëtareve nga FIFA është aplikuar në vitin 1992, dy vite pasi Liverpooli e fitoi titullin për herë të fundit. Asokohe vendin e parë e mbante Gjermania Perëndimore, pasi ishte dominuese duke arritur në finale të Kampionateve Botërore në vitet 1982, 1986 dhe 1990, këtë fundit e fitoi. Që atëherë, vendi i parë është ndërruar 26 herë, Gjermaninë, Brazilin, Italinë, Francën, Argjentinën, Spanjën, Belgjikën e Argjentinën duke kryesuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-bellingham-074226-1024x576-1-780x439.jpg)
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/onuha-1--780x439.jpg)
"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier
![Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Arne-Slot-1-780x439.jpg)
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-16-105301-780x439.jpg)
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë