Leicester vazhdon të kryesoj Ligën Premier, madje tani e vetmuar para Manchester Cityt e Arsenalit.

Por, shtrohet se sa pikë përafërsisht duhen që të bëhet një skuadër kampion i ligës elitare angleze, transmeton Telegrafi.


Duke parë të kaluarën, klubi me më së paku pikë në njëzet vitet e fundit që është shpallë kampion ishte Manchester United (1996/1997) me 75 pikë.

Ndërsa me më së shumti pikë ishte Chelsea (2004/2005), përkatësisht kishte 95 pikë në fund të sezonit.
Aktualisht Leicester City ka 47 pikë, tre më tepër se Manchester City dhe Arsenali kur kanë kaluar 23 xhiro në ligën elitare angleze. /Telegrafi/

premier(1)


 

telegrafi sport app