Sa kilogramë mund të humbni vetëm duke reduktuar kaloritë dhe duke ecur

Mund të humbni një numër të konsiderueshëm kilogramësh duke ecur dhe duke reduktuar marrjen e kalorive, por për të pasur rezultate të qëndrueshme, këshillohet që të mos humbni shumë kalori.
Përkatësisht, për humbjen afatgjate të peshës, duhet të humbni një kilogram në javë, që do të thotë se në mënyrë ideale duhet të eliminoni 250 deri në 500 kalori në ditë nga dieta juaj dhe të digjni 250 deri në 500 kalori në ditë përmes ushtrimeve.
Gjysmë kilogrami është afërsisht 3.500 kalori. Për të humbur një kilogram në javë, do t’ju duhet të reduktoni marrjen e kalorive përmes dietës dhe aktivitetit fizik nga 3.500 deri në 7.000 kalori.
Për të përcaktuar se sa kalori duhet të merrni në ditë për të arritur deficit kalorish, duhet të zbrisni 500 kalori nga marrja juaj e përditshme.
Sipas hulumtimeve nga Harvardi, një person 70 kilogramësh mesatarisht djeg mesatarisht 300 kalori në një orë ecje (ndërmjet 240 dhe 723 kalori), nëse i duhen rreth 17 minuta për të ecur 1.5 kilometra. Me atë peshë dhe ritëm, për të humbur një kilogram në javë, do t’ju duhet të ecni 90 minuta ose më shumë në ditë.
Mënyra më e mirë për të shmangur kilogramët e tepërt është të eliminoni pijet me sheqer nga dieta juaj, sepse ato përmbajnë një numër të madh kalorish. Gjithashtu, duhet të reduktoni porcionet e vakteve tuaja dhe t’i zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe të yndyrshme me ushqime më të shëndetshme.
Krahas kësaj, është shumë e rëndësishme të shkruani se çfarë dhe sa hani, duke përfshirë numrin e kalorive. Më pas, me ndihmën e pajisjeve inteligjente, regjistroni kaloritë që keni humbur gjatë ecjes.
Së fundi, zbritni numrin e kalorive që keni humbur duke ecur nga totali i kalorive që keni marrë përmes ushqimit për të parë nëse e keni arritur qëllimin tuaj të kalorive për ditën e caktuar.
Humbja e një kilogrami peshë çdo javë do t’ju ndihmojë të humbni deri në katër kilogramë në muaj dhe gjëja më e mirë në lidhje me këtë mënyrë të humbjes së peshës është se ajo është afatgjate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Pastroni guaskën e tualetit me produkte natyrale, pa kimikate të forta

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

A duhet larë peshqirët bashkë me rrobat?

Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame