S4MM konfirmon bashkëpunimin me reperin Noizy

Rep-artisti me prejardhje nga Tetova, S4MM, njihet për një veçanti në interpretimin e këngëve të tij.
Ai është aktiv në rrjete sociale, duke publikuar kështu fotografi nga momentet e lumtura të përditshmërisë.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka konfirmuar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim.
Bëhet fjalë për reperin Noizy, me të cilin ai shihet shpesh herë në vende të ndryshme.
“Po po, Puerto Rico”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit, ku shiheshin që të dy së bashku.
Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë sjellë diçka të përbashkët, pasi që deri më tani ata numërojnë katër duete. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































