Komuna e Junikut po kthehet në një nga destinacionet më premtuese për turizëm malor në Kosovë, falë punës së vazhdueshme në infrastrukturë dhe promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të rajonit.

Në një video të publikuar së fundmi, paraqitet zhvillimi i bërë gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e kryetarit Ruzhdi Shehu, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës rrugore drejt Bjeshkëve të Junikut dhe Majës së Gjeravicës – pika më e lartë në Kosovë.




Pas asfaltimit të rrugëve në këtë pjesë është bërë e ditur se në plan është ndërtimi i rrjetit të energjisë elektrike në zonat malore, instalimi i një teleferiku modern si dhe realizimi i projekteve të reja infrastrukturore që do të rrisin qasjen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit turistik.

Shehu, ka paralajmëruar projekte edhe më ambicioze për mandatin e ardhshëm, që do ta shndërrojnë Junikun në një destinacion të turizmit modern dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/