LAJMI I FUNDIT:

Rusia provokon Estoninë, shkel hapësirën ajrore të saj – vjen reagimi nga ky vend

Rusia provokon Estoninë, shkel hapësirën ajrore të saj – vjen reagimi nga ky vend

Estonia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore me helikopter, në një veprim shumë provokues përpara një samiti të madh të NATO-s.

Shteti baltik, një anëtar i aleancës së NATO-s, tha gjithashtu se stërvitjet e vazhdueshme ushtarake ruse po simulojnë sulme raketore kundër vendit të tij çdo ditë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Kjo është kërcënim… Nuk ka qenë kurrë aq serioz sa është tani”, citohet të ketë thënë Kusti Salm, nëpunësi më i lartë civil në Ministrinë e Mbrojtjes të Estonisë, duke folur me gazetarët të martën.


Aktiviteti armiqësor u shfaq ndërsa Rusia është gjithashtu në një shkëmbim akuzash me Lituaninë, një tjetër shtet baltik dhe kritik i ashpër i regjimit të Vladimir Putinit, lidhur me një vendim të Vilnius për të bllokuar tranzitin me hekurudhë të mallrave të caktuara të sanksionuara në territorin rus të Kaliningradit.

Kjo vjen gjithashtu vetëm disa ditë përpara se krerët e shteteve dhe qeverive të aleancës prej 30 anëtarësh të NATO-s të takohen për një samit historik në Madrid, ku ata do të paraqesin planet për një “riformësim themelor” të mbrojtjes së tyre në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Estonia tha se ka thirrur ambasadorin rus në Talin për të protestuar në rrugën e fluturimit të helikopterit të rojës kufitare MI-8, i cili tha se hyri në hapësirën ajrore të Estonisë për dy minuta – pa leje – të shtunën në mbrëmje.

Incidenti ndodhi në zonën jugore të Koidula, jo shumë larg qytetit rus të Pskov, sipas një deklarate nga ushtria e Estonisë.

Dhe Salm tha se kishte pasur “shkelje të shumta kufitare nga helikopterët” nga Rusia gjatë javës së kaluar.

Siç thuhet më tej, Rusia po kryen gjithashtu stërvitje ushtarake që përfshijnë simulimin e sulmeve me raketa ndaj fqinjit të saj baltik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori