LAJMI I FUNDIT:

Rusia lëshon urdhër arresti për vëllanë e opozitarit Aleksei Navalny

Rusia lëshon urdhër arresti për vëllanë e opozitarit Aleksei Navalny

Rusia ka lëshuar ​​një urdhër arresti për vëllanë e kritikut opozitar të burgosur Alexei Navalny si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të heshtur zërat që kritikojnë Kremlinin.

Ministria ruse e Punëve të Brendshme tha se, Oleg Navalny kërkohet për akuza penale, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe emri i tij u shfaq në listën e të kërkuarëve.

Kjo lëvizje vjen një ditë pasi Autoriteti rus i Burgjeve kërkoi nga gjykatat që të konvertojnë dënimin me kusht me burgim real.


Pothuajse të gjithë aleatët më të shquar të Alexei Navalnyt janë larguar nga Rusia pasi ai u burgos dhe organizata e tij u shpall e jashtëligjshme.

Rusia e vendos Navalnyn në listën e 'terroristëve dhe ekstremistëve'
Lexo po ashtu Rusia e vendos Navalnyn në listën e 'terroristëve dhe ekstremistëve'

Gushtin e kaluar, Oleg Navalny u dënua me një vit burg me kusht për thyerjen e kufizimeve të rregullave të pandemisë COVID-19 gjatë protestave që kërkonin lirimin e vëllait të tij.

Në vitin 2014, Alexei dhe Oleg Navalny u dënuan për mashtrim, për të cilin kritikët e Kremlinit thonë se ishte i motivuar politikisht.

Oleg kreu tre vjet e gjysmë burg dhe u lirua në vitin 2018, ndërsa Alexei mori një dënim me kusht tre vjet e gjysmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori