LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka humbur shumë të tillë – pamje të helikopterit Mi-8 të përfshirë nga zjarri, pasi u godit nga forcat ukrainase

Rusia ka humbur shumë të tillë – pamje të helikopterit Mi-8 të përfshirë nga zjarri, pasi u godit nga forcat ukrainase

Forcat ukrainase kanë rrëzuar një helikopter rus Mi-8 të dielën dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë pamjet e reja nga ushtria ukrainase.

Dhe këto pamje vijnë ndërsa përparimet ruse në qytetin Avdiivka të vijës së parë të mbajtur nga Kievi duket se po ngadalësohen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mi-8 rus u rrëzua nga Brigada e 25-të e Veçantë Ajrore e Ukrainës, tha gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, i cili drejton forcat tokësore të Ukrainës, në një postim në Telegram të dielën.


Në një video të shpërndarë nga Syrskyi, mund të shihet një automjet i djegur, me tymin që del nga vendi ku supozohet se është helikopteri i goditur.

Newsweek thotë nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur detajet e pamjeve, duke përfshirë kohën dhe vendin ku janë filmuar ato.

Rusia ka humbur të paktën 22 helikopterë Mi-8 që kur pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, sipas agjencisë holandeze të inteligjencës me burim të hapur, Oryx.

Megjithatë, ky numër nuk përditësohet më nga fundi i shtatorit dhe përfshin vetëm humbjet e verifikuara vizualisht, që do të thotë se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë më e lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori