LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur më shumë se 8,000 ushtarë dhe pothuajse 80 tanke gjatë javës së kaluar, sipas shifrave nga ushtria e Ukrainës, ndërsa një shtytje e re ruse po zhvillohet në verilindje të vendit.

Forcat e Moskës humbën 8,030 luftëtarë dhe 79 tanke në shtatë ditët e fundit, sipas statistikave nga ushtria e Kievit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Madje, siç thuhet më tej, Rusia kishte pësuar 1,260 viktima gjatë ditës së kaluar, thanë forcat e armatosura të Kievit.


Është shumë e vështirë të përcaktohen llogaritjet e sakta të humbjeve të Rusisë dhe Ukrainës, dhe Newsweek shkruan se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur raportin e Kievit për humbjet e Moskës.

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës
Lexo po ashtu "Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Sidoqoftë, viktimat ruse, sipas llogaritjeve të Kievit, u rritën gjatë betejës për qytetin lindor të Donetskut të Bakhmutit në fillim të vitit 2023 dhe përpara se Moska të merrte kontrollin e ish bastionit ukrainas Avdiivka në shkurt të këtij viti.

Të premten, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte “përpjekur të zgjeronte operacionet” kundër forcave ukrainase në verilindje të vendit. Kievi po dërgonte shpejt përforcime në pozicionet në rajonin e Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë, tha presidenti.

Ndërkohë, raportet në javët e fundit kishin sugjeruar se Rusia po përgatitej të ndërmerrte një ofensivë të mundshme në Ukrainën verilindore.

Të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte marrë një sërë fshatrash në kufi, duke përfshirë vendbanimet Borysivka, Ohirtseve dhe Pletenivka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori