LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: Kemi sovranitet në veri si asnjëherë më parë

Rrustemi: Kemi sovranitet në veri si asnjëherë më parë
Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se “barrikadat në veri nuk do të tolerohen për kohë të gjatë”.

Ai ka thënë se në veri, institucionet kanë sovranitet si asnjëherë më parë.

“Ne kemi sovranitet si asnjëherë më parë përmes autoriteteve siç është Policia e Kosovës, që kontrollon rrypin kufitar, kontrollon Ujmanin, patrullon në secilën pjesë veriore. Në anën tjetër, janë larguar zyrtarët nga institucionet lokale në atë pjesë. Në momentin e parë kur u përballen me një vendim për vendosjen e ligjshmërisë, ata liruan detyrën”, ka thënë ai.


Ai në RTV21 ka thënë se “nuk ka asnjë dyshim se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe përgatitje profesionale për t’i hequr këto barrikada, por KFOR-i ka kërkuar kohë”.

“Nuk ka asnjë dyshim se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe përgatitje profesionale për t’i hequr këto barrikada, por KFOR-i ka kërkuar kohë dhe ne natyrisht që kemi dhënë kohën e duhur për t’i hequr. Ne përsërisim që duhet të hiqen sa më parë këto barrikada, sikurse e përsërisim që nuk do të lejohen edhe shumë gjatë. Unë besoj që KFOR-i e ka të qartë edhe situatën në terren, edhe domosdoshmërinë për të siguruar lëvizjen e lirë në drejtim të pikave kufitare, por nga autoritetet e Kosovës nuk do të lejohen gjatë”, tha Rrustemi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori