LAJMI I FUNDIT:

Rrusta: Një vit pas themelimit, PSD mban tubime që nuk i zë salla (Video)

Rrusta: Një vit pas themelimit, PSD mban tubime që nuk i zë salla (Video)

Teutë Rrusta, anëtare e Kryesisë dhe udhëheqëse e Departamentit të Terrenit në PSD, ka thënë se përgjatë një viti PSD ka zhvilluar shumë aktivitete duke u konsoliduar në shumë komuna të Kosovës.

Rrusta, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se sot PSD mban tubime, siç ishte ai në Prishtinë dhe nga masiviteti i njerëzve nuk i zë as Salla e Kuqe.

“Kjo është një shenjë e mirë për PSD-në që duhet nënvizuar…Për një vit kemi krijuar 17 degë. Të krijohen 17 degë është punë mjaft e madhe”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, ka thënë është keqkuptuar opozita e kësaj partie me apo pa qëllim.

“Na kanë quajtur ‘me një këmbë në opozitë e me një këmbë në pushtet’. Mendoj që është keqkuptuar të bërit opozita në Kosovë. PSD-ja ka bërë një kapërcim të të bërit opozitë në Kosovë”.

Rrusta ka thënë se në Kosovë jemi mësuar që opozita vetëm të bëj kritika, por jo edhe të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

“PSD-ja ka krijuar një metodë të re të bërit opozitë…Në momentin që ti ke një qeveri të dobët, ne po mundohemi të kushtëzojmë në mënyrë që disa pika të programit tonë t’i shtyjmë para”, tha Teutë Rrusta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori