Në shikim të parë këto imazhe tregojnë pamje të shtëpive dhe rrugëve normale. Por, aty në fakt fshihen disa nga krimet më të tmerrshme të ndodhura në historinë e Britanisë së Madhe.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për krime të tilla, të përshkruara në librin e ri të Winston Ramsey, “Skenat e vrasjeve, atëherë dhe tani”, e cila hulumton dhe rikthen historitë e dhjetëra vrasjeve famëkeqe.


Të përfshira në libër janë fotografitë që pasqyrojnë pasojat e vrasjeve të kryera nga Ruth Ellis, John Christie dhe Donald Hume.

Rillington Place, Notting Hill, Londër

111 4

Rillington Place ishte shtëpia e vrasësit serik famëkeq John Christie, i cili vrau të paktën tetë njerëz - përfshirë gruan e tij, Ethel - në shtëpinë e tij në numrin 10, gjatë viteve 1940 dhe fillim të viteve 1950.

222 1

Ai fshehu trupat në kopsht, nën dysheme dhe në një pjesë sekrete në kuzhinën e tij, në shtëpinë e tij të 10 Rillington Place në Notting Hill, në perëndim të Londrës.

Ai u paraqit si një njeri që bënte aborte jashtë spitalit, për të joshur viktimat në shtëpinë e tij, duke i rrëzuar për tokë me gaz, përdhunuar dhe mbytur.

Kur policia zbuloi masën e vrasjeve të tij të tmerrshme, turma njerëzish u mblodhën jashtë shtëpisë së tij për të parë nëse thashethemet e tmerrshme ishin të vërteta dhe për të parë nëse një vrasës serik kishte jetuar në mesin e tyre.

Christie, 54 vjeç, pranoi vrasjen por u deklarua jo fajtor për shkak të çmendurisë. Juria mori një orë e 22 minuta për të refuzuar mbrojtjen e tij dhe për ta shpallur fajtor. Ai u var në burgun Pentonville më 15 korrik të vitit 1953.

Sipas njoftimeve të gazetave, 200 njerëz prisnin jashtë portës për të parë njoftimin e ekzekutimit.

Në përpjekje për ta shkëputur këtë shtëpi nga kjo histori, Këshilli riemëroi këtë rrugë në Ruston Close dhe e prishi shtëpinë.

The Magdala Pub, Hill Park, Hampstead, Londër

Ruth Ellis ishte një modele britanike dhe zonjë e klubeve të natës, e cila vrau të dashurin e saj në rrugë.

Ellis ishte gruaja e fundit e varur në Britani pasi që e vrau David Blakelyin jashtë barit Magdala në Hampstead, në veri të Londrës, më 1955.

Familja e saj bëri fushatë për reduktimin e dënimit të saj, për shkak të provokimit.

Përmes Komisionit për shqyrtimin e çështjeve penale, familja solli çështjen në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit 2003.

Por gjyqtarët e apelit vendosën se Ellis ishte dënuar siç duhet për vrasje sipas ligjit, ashtu siç qëndronte në kohën kur mbrojtja e përgjegjësisë së zvogëluar nuk ekzistonte atëherë.

Vrasja e tre policëve

333

Vrasësi i policisë Harry Roberts ishte një kriminel karriere i cili fitoi famë pas vrasjes së tre oficerëve të paarmatosur.

Ai vrau Christopher Head, 30 vjeç, David Wombwell, 25 vjeç, dhe Geoffrey Fox, 41 vjeç, në dritën e ditës pranë Scrubs Wormwood, Shepherd's Bush, në perëndim të Londrës më 12 gusht 1966.

Roberts dhe dy bashkëpunëtorët po planifikonin një grabitje kur ata u ndaluan nga oficerët dhe vazhdonin të qëllonin në drejtim të tyre.

Roberts qëlloi në drejtim të policëve në Rrugën Braybrook ndërsa fëmijët po luanin aty pranë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, me gjyqtarin Justice Glyn-Jones duke i dhënë atij një tarifë minimale 30-vjeçare, maksimumin në dispozicion.

Gjykatësi e përshkroi atë si "krimin më të urryer për një brez ose më shumë".

Rrugët e Londrës ishin të mbushura për funeralin e tre policëve.

Pavarësisht nga krimi i tij i tmerrshëm, Roberts u lirua nga burgu Littlehey në Cambridgeshire në vitin 2014, duke shkaktuar zemërim publik.

Rruga Finchley, Londër

444 2

Donald Hume vrau Stanley Settyn gjatë një zënke në Finchley, në veri të Londrës, në vitin 1949.

Kur trupi i biznesmenit të pasur, Setty u shfaq në kënetat e Essex jashtë Londrës në vitin 1949, policia kuptoi se kishin të bënin me një rast të vështirë.

Ata përfundimisht arrestuan Donald Hume, një bashkëpunëtor afarist i Settyt.

Por e gjitha që ata mund të vërtetonin ishte se Hume kishte hedhur trupin - ata nuk ishin në gjendje të provonin se ai e kishte kryer vrasjen.

Hume u dënua me 12 vjet burg.

Në lirimin e tij në vitin 1958 Hume pranoi se kishte vrarë Setty në banesën e tij.

Ai ishte kthyer shpejt në burg pasi kishte vrarë një taksist në Zvicër. /Telegrafi/