Rrugët e Shkupit "pushtohen" nga biçiklistët (Foto)

Dhjetëra qytetarë, biçiklistë dhe nxënës të shkollave të mesme, sot morën pjesë në defilimin me biçikleta në rrugët e Shkupit, ku u vozit me rastin e 22 shtatorit - Ditës ndërkombëtare pa makina dhe ditën e fundit të javës Evropiane të Lëvizshmërisë.
Defilimin e udhëhoqi kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, ndërsa në të morën pjesë edhe zv.ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e Holandës dhe Hungarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Biçiklistët filluan prej portës "Maqedonia" deri në bulevardin "Ilinden" tek Parku i Qytetit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































