Rruga "Kostadin Kristoforidhi” në Fushë Kosovë shndërrohet në rrugë njëkahore

Komuna e Fusha e Kosovës ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime dhe se ka shndërruar një rrugë njëkahore.
Rruga “Kostadin Kristoforidhi” do të shndërrohet në rrugë njëkahore duke filluar nga data 13.08.2025.
Ndalohet hyrja nga Rruga “Pajazit Islami” drejt Rrugës “Kostadin Kristoforidhi”.
Tutje, thuhet se segmenti në fjalë do të përdoret vetëm për dalje në Rrugën “Pajazit Islami”.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për zbatimin e këtij ndryshimi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































