Rrjedh serish hidrogjeni në Termocentralin “Kosova A”. Inxhinierët e Korporatës Energjetike të Kosovës e parandaluan katastrofën duke e fikur menjëherë bllokun A5, i cili para dy viteve kishte shpërthyer duke lënë pas vetës disa të vdekur.
Bombolat vrastare të hidrogjenit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) janë aktivizuar përsëri. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur që si pasojë e rrjedhjes së hidrogjenit, para pak ditësh, inxhinierët e KEK-ut janë detyruar ta ndalin urgjentisht bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”. Në këtë termocentrale para dy viteve ka pasur rrjedhje të njëjtë të hidrogjenit dhe si pasojë kishte pasur një shpërthim të madh i cili ishte shoqëruar me dy viktima e shumë të plagosur, ndërsa përgjegjësia nuk kishte rënë mbi askënd.
Në KEK nuk kanë dashur të flasin rreth rrjedhjes së hidrogjenit, por nuk e kanë mohuar që ka pasur rrjedhje. Megjithëkëtë, Skender Bucolli, drejtor në Zyrën Ekzekutive për marrëdhënie me publikun dhe komunitetin ka thënë për lajmi.net se blloku A4 dhe A5 janë fikur për shkak se kanë shkuar në remonte vjetore.
“Se pari duhet potencuar se përkundër moshës se njësive TC-A për periudhën Janar – Qershor 2016 ka arrit të prodhojnë 1,021,870 Mwh, e që realizuar në përqindje i bie 103.4 për qind sipas planit. Duke patur në konsideratë gjendjen dhe vjetërsinë e këtyre njësive i është shtuar një kujdes shumë më i madh se me parë dhe në vazhdën e kësaj çfarëdo indikacioni apo problemi i çfarëdo natyre merren hapa konform udhëzuesve për operim. Mbi të gjitha, këtyre ditëve blloqet e Kosovës A janë ne remonte të rregullta sipas planit, siguria është në nivelin më të lartë dhe mundë të themi se i tejkalon normat standarde”, ka thënë Bucolli për lajmi.net.
Ai ka njoftuar se, të gjitha ekipet e KEK-ut janë te mobilizuara rreth remontit dhe janë të përkushtuar që remontin ta përfundojnë në afatin e paraparë duke i finalizuar të gjitha parametrat teknike. Nëse ecuria e punës rrjedhe sipas planit të parashikuar, kthimi në punë i blloqeve pritet të bëhet së shpejti, më konkretisht Blloku-A4 me datë 3.8.2016 nga ora 07:00 deri 09:00, ndërsa Blloku A-5 do të jetë i gatshëm me datën 9.8.2016”, ka shtuar Bucolli.
Ish-drejtori i Termocentralit “Kosova B”, inxhinieri Avni Kurshumliu ka thënë se rrjedhja e hidrogjenit është e barabartë me një katastrofë. Ai e ka përshëndetur reagimin e menjëhershëm të inxhinierëve të KEK-ut për ndaljen e menjëhershme të bllokut. “E keqja është se nga rrjedhja e hidrogjenit që ka ndodhur para dy viteve kemi pasur viktima dhe askush nuk është përgjigjur për këtë. Atij problemi i është venë kapak, ngase prekëshin persona të lartë qeveritarë. I vetmi send që është i rrezikshëm në termocentral është hidrogjeni. Është e barbarët me një bombë shumë të rrezikshme, bile bomba hidrogjenike shpërthen pa pasur nevojë për shkaktar të jashtëm, apo ndonjë shkëndijë”, tha Kurshumliu për lajmi.net.
Ekspertit i termocentraleve thotë se KEK-u i ka udhëzimet e qarta administrative që nëse respektohen në tersi nuk ka vend për shqetësime e shpërthime. “Ndryshe nga hera e kalkuar që e kanë neglizhuar problemin, këtë herë kanë reaguar me kohë duke e fikur bllokun. Personeli duhet ta përcjell rrjedhjen e hidrogjenit, në momentin që rrjedh, urdhri duhet të jetë që të ndalet blloku. Kjo është e paraparë edhe me urdhëresa administrative. Pra, vetëm duhet që KEK-u tu përmbahet atyre udhëzimeve, çdo tolerim është i barabartë me ndonjë katastrofë. KEK-u ka kapacitete që të mirëmbajë çdo gjë, por problem mbetet injorimi i problemit”, ka thënë Kurshumliu.
Ndryshe, në qershor të vitit 2014 papritur një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur në Termocentralin Kosova A duke lënë pas vetes dy të vdekur e 14 të plagosur
Termocentrali Kosova A është njëri nga dy prodhuesit e energjisë elektrike në Kosovë që përdorin qymyrin linjit dhe është më i vjetëri dhe një nga ndotësit më te mëdhenj të mjedisit në Kosovë. /Lajmi.net/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova