Rritja e rasteve me COVID-19, mbi 30 mijë qytetarë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë kritike, pasi që javëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja të infektimit me coronavirus.
Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar 771 raste të reja, duke quar numrin e rasteve aktive në 4 mijë e 489.
E në situatë të tillë, institucionet shëndetësore por edhe krerët e shtetit dhe vetë ministri i Shëndetësisë, vazhdimisht u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dy dozat e vaksinës, e po ashtu të mos hezitojnë të marrin edhe dozën e tretë dhe dozën përforcuese.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar kur edhe filloi dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, e deri më sot, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 33 mijë e 414 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese kurse 2 mijë e 165 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë, shkruan Telegrafi.
Doza përforcuese fillimisht u tha se jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, por më vonë MSh kishte njoftuar se doza përforcuese mund të merret edhe 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, pati njoftuar MSh.
Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
MSh-ja kishte njoftuar se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës