Çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke filluar nga ato bazike po ua rëndojnë jetën qytetarëve dhe në fakt rritja e vazhdueshme e tyre po konsiderohet si e papërballueshme për xhepin e qytetarëve.
Kështu ka vlerësuar kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, i cili gjatë një intervistë për Telegrafin ka thënë se krahas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve po përballen edhe me injorim nga ana e institucioneve përgjegjëse.
“Dëmi është i madh, i pa imagjinueshëm dhe me këto standarde që i kemi është i pallogaritshëm. Kjo pamundësia për më llogarit, Qeverisë i shërben si arsyetim që nuk do dhe nuk mund të bëjë më shumë. E vërteta është që kjo Qeveri nuk do të bëjë më shumë, pra nuk e njohin qytetarin konsumator, me gjitha të drejtat që ka, nuk ja njohin vlerën, të gjithë jemi taksapagues, jemi gjenerues kryesor të buxhetit prej nga financohet, Qeveria Kuvendi, pra financojmë shtetin”, është shprehur ai.
Kaçaniku bëri të ditur se shoqata që ai drejton ka ngrirë aktivitetet që një vit, si shenjë proteste ndaj veprimeve të Qeverisë.
“Nuk kemi komunikim me Qeverinë, asnjë Qeveri nuk e ka njohur qytetarin konsumator. Nga 15 marsi i vitit 2022, organizata në shenjë proteste i ka ngrirë aktivitetet dhe po presim se si do të reagojnë. Qeveritë qëllimisht nuk e duan qytetarin konsumator partner, por e duan për ta skllavëruar, për ta shtypur,”, theksoi ai.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për dallimet në çmime mes qyteteve.
“Dallime duhet të ketë nëse mbështetemi në arsyetime, se kemi treg të lirë. Konkurrenca e cakton ku janë shërbimet më të larta, diku kërkesa është më e madhe, ajo ndikon edhe në çmime. Po të kishim ne treg, siç pretendon Qeveria çmimet do të ishin më stabile. Kjo dëshmon se tregu nuk funksion”, pohoi ai.
I pyetur se a pritet të ketë normalizim të çmimeve, Kaçaniku thotë se “çmimet janë si orteku i borës kur nisin nuk dinë të ndalën”.
Për rritjen e çmimeve, qytetarët janë duke u ankuar vazhdimisht duke thënë se me pagat e tyre nuk po arrijnë të mbulojnë shpenzimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës