Anketa e Pulsit Publik tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës.
Vetëm 32.5 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë të kënaqur me institucionet kryesore të Kosovës, krahasuar me 36 për qind të tyre në tetor të vitit që shkoi.
Rreth 33 për qind e qytetarëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit, ndërsa 30 për qind të kënaqur me punën e institucioneve qendrore.
Sa u përket institucioneve legjislative, 33 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit.
Ndërsa 32.5 për qind janë të kënaqur me punën e kryetarit të Kuvendit.
Sipas matjeve të Pulsit Publik presidenti gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë mes qytetarëve, pasi anketa tregon se rreth 40 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e presidentit.
Të anketuarit po ashtu kanë deklaruar se papunësia, korrupsioni dhe varfëria, janë tri çështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.
Sipas këtyre të dhënave ka një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë me ekzekutivin, gjyqësorin dhe legjislativin.
Përveç rënies së knaqëshmërisë me performancen e institucioneve kyçe, qytetarët kanë shprehur kënaqshmëri të ulët sa i përket orientimit momental politik që ka vendi.
Vetëm 50 për qind kanë deklaruar se janë shume të pakënaqur me orientimin momental politik dhe vetëm 15 për qind të tyre janë të kënaqur.
Sipas të dhënave ka mundësi të ketë edhe protesta për shkak të pakënaqësisë. Nisur nga këto të dhëna më pak se 38 për qind e qytetarëve kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.
Mbi 50 për qind e të anketuarve perceptojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike. Mbi 50 për qind kanë deklaruar se komunat e tyre punojnë sipas prioriteteve të qytetareve dhe 53 për qind kanë thënë se ligjet dhe Kushtetuta janë demokratike.
Të anketuarit janë shprehur edhe për lirinë e shprehjes që gëzojnë mediat në Kosovë, ku mbi 52 për qind e tyre mendojnë se ka liri të shprehjes në media.
Sa i përket korrupsionit sipas matjeve të Pulsit Publik, institucionet me më së shumti prezencë të korrupsionit janë gjykatat, pasuar nga KEDS-i dhe administrata qendrore. Ndërsa institucionet me më pak korrupsion sipas percepcionit të qytetarëve është policia.
Ndryshe, sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi raportin Pulsi Publik XIV.
Ky Puls Publik mbulon periudhën tetor 2017 – prill 2018 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme duke shqyrtuar situatën socio-politike në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!