Rritet numri i personave që preken nga infarkti në Kosovë – gjashtë pacientë në ditë, në mesin e tyre edhe 30-vjeçarët

Numri i pacientëve që preken nga infarkti në Kosovë është rritur ndjeshëm. Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në tre muajt e fundit kanë kërkuar ndihmë 561 pacientë me infarkt ose 6 pacientë në ditë. Kjo sëmundje po prek dhe 30-vjeçaret, pavarësisht se është me e përhapur tek moshat e shtyra. Si shkak për rritjen e numrit të personave me atak kardiak dyshohet se është edhe COVID-19 por edhe i nxehti.
Që nga fillimi i këtij viti, mbi 3 mijë pacientë kanë qenë të shtrirë në këtë klinikë si pasojë e sulmeve kardiake dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare, ndërsa mbi 100 pacientë kanë humbur jetën.
Pacientet që trajtohen më së shumti nga sulmet kardiake janë ata mbi moshën 60-vjecare, mirëpo nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Ndërsa problem në Klinikën e Kardiologjisë mbetet mungesa e shtretërve.
Fisnik Hima, kardiolog në QKUK thotë se ka rritje të numrit të rasteve me infarkt, pasi që ka pranime të pacienteve nga e gjithë Kosova.
“Në tre muajt e fundit të këtij viti, kemi pas gjithsej 561 pacientë me infarkt akut të miokardit që i bie që kanë qenë rreth 187 pacientë në muaj me infarkt, pra gjashtë apo shtatë pacientë me infarkt në ditë. Sa i përket gjashtë muajve të vitit 2022, kemi pas pacientë me ditë të mjekimit, gjithsej ditë mjekimi 13,339 ditë, të shtrirë i kemi pas 3,009 pacientë, përfshirë edhe pacientet me sëmundje të tjera kardiovaskulare. Si dhe për gjashtë muaj numri i pacienteve fatkeqësisht të vdekur ka qenë 105 pacientë. Dita-ditës po kemi rritje të numrit të pacienteve me infarkt sepse kemi pranime të pacienteve nga të gjitha rajonet e Kosovës”, theksoi Hima në një intervistë për KosovaPress.
Ai ka thënë se kanë nevojë për numër më të madh të shtretërve.
“Kemi një kapacitet prej 75 shtretërve në Kliniken e Kardiologjisë për momentin, që do të thotë që kemi akoma nevojë për një numër më të madh të shtretërve, sepse rritja e pacienteve me infarkt akut të miokardit por edhe me sëmundje të tjera kardiovaskulare është në rritje e sipër, dhe krahasuar me vitin e kaluar kemi pas rritje me të madhe… Ndoshta në muajt e verës rritet pak numri për shkak të nxehtësisë së madhe që mbretëron në trevat tona”, tha ai.
Sipas tij, gjinia mashkullore ka qenë më e takuar me sulme kardiake. Të përfshirë në sulme kardiake janë edhe personat në moshë të re, si dhe nga personat të cilët në dukje janë të shëndetshëm, mirëpo mund t’u ndodhë një sulm kardiak i papritur, i cili mund të rezultojë edhe me vdekje.
“Infarkti prek të gjitha moshat, pa kursyer të dy gjinitë. Ndoshta gjinia mashkullore ka qenë pak më e shumë e atakuar sesa gjinia femërore… Kemi pas numër më të madh të rasteve te pacientët mbi moshën 65-vjeçare, mirëpo nuk do të thotë që nuk po kemi raste edhe të pacienteve të rinj, kemi edhe pacient të moshës 30 apo 35-vjeçare që vinë me infarkt akut të miokardit. Pacientët që vijnë me infarkt akut të miokardit nuk do të thotë që vinë me dhimbje, kemi pacientë që vijnë edhe pa dhimbje gjoksi, por edhe kanë përjetuar infarkt të miokardit. Zakonisht këta pacientë i nënshtrohen procedurave të kornografisë urgjente dhe disa prej tyre stentohen, disa prej tyre mbesin për ri-vaskularizim kardiokirurgjik. Por ndodhë që edhe pas infarktit akut të miokardit shumica e pacienteve ndihen mirë, por ka edhe raste kur kemi përkeqësim të gjendjes”, tha ai.
Ndërkaq, ai në rritjen e numrit të rasteve mund të këtë ndikuar edhe COVID-19, porse ende nuk ka të dhëna të sigurta që e mbështesin këtë tezë.
“Numri më i madh është rritur, ndoshta mund të ketë ndikuar pak edhe COVID-19, mirëpo nuk jemi të sigurt për atë, ende nuk kemi të dhëna te sigurta se a ka ndikuar apo jo, mirëpo do të thotë ka ndikuar po ashtu si duket edhe kushtet atmosferike”, tha ai.
Në fund, ai ka shtuar se me kontrolle të shpeshta dhe të rregullta të kardiologu, pacientet mund të bëjnë parandalimin e infarktit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t’i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania