LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e karburanteve, një litër naftë arrin deri në 1.52 euro

Rriten çmimet e karburanteve, një litër naftë arrin deri në 1.52 euro

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë. Gjatë ditës së sotme një litarë naftë është tregtuar deri 1.52 euro.

Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk ka ndikuar fare për uljen e çmimeve, raporton KosovaPress.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar për KosovaPress se këto ditë ka ngritje të çmimeve për karburantet.


Sipas Berjanit, çmimet e karburanteve janë përafërsisht këto: dizel 1.44 deri në 1.52 euro për një litër, benzina 1.44 deri 1.51 euro.

“Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berëz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kështu kemi pas një rritje të lehtë të çmimeve edhe në Kosovë”, theksoi ai për KosovaPress.

Ai thekson se çmimi i derivateve për standardin e qytetarëve në Kosovës është i lartë.

Sipas tij, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1 euro për një litër naftë.

“Kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e percakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”,  tha Berjani.

Megjithatë, ai thotë se në Kosovë çmimet janë më të lira se në rajon.

Shqipëri: Dizelli 1.93 euro, benzina 1.91 euro

Serbia: Dizeli 1.69 euro, benzina 1.76 euro

Mali i Zi: Dizeli 1.59 euro, benzina 1.63 euro

Bosna dhe Hercegovina: Dizeli 1.50, benzina 1.49 euro

Kroaci: Dizeli 1.59, benzina 1.60 euro

Slloveni: Dizeli 1.66, benzina 1.65 euro

Maqedonia Veriore: Dizeli 1.35 euro, benzina 1.42 euro. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori