Rrihet rëndë pjesëtari i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Pjesëtari i Policisë së Kosovës rreth orës 2:00 të mëngjesit është rrahur nga një person, në një kafiteri në Zubin Potok.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëvendës drejtori i Policisë së Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, i cili tregoi se pjesëtari i Policisë nuk ka qenë në detyre, por civil.
“Ai nuk ka qenë në detyrë, por civil ka dal me shok në një kafiteri në Zubin Potok ku edhe ka ndodh përleshja”, tha Hoti.
Ai po ashtu tha se sulmuesi është arrestuar nga Policia.
Burime të Telegrafi bëjnë me dije se polici i rrahur është Nedeljko Kasalloviq, ndërsa sulmuesi është person i cili ka vepra kriminale në të kaluarën e tij (emër i njohur për redaksinë).
I sulmuari është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë të spitalit në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/
















































