Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar ndaj padisë kundër ish-Presidentes së Kosvës, dhe thotë se “qëndron me krenari me Presidenten Atifete Jahjaga, pas lajmit se ajo duhet të paraqitet para gjykatës me 14 shkurt në përgjigje të një padie shpifëse”.
Në reagimin e RrGK, thuhet se presidentja Jahjaga ngriti zërin për Shyhrete Berishën, një grua që pothuajse e humbi shtëpinë e saj kur familja e burrit të saj u përpoqën t’ia merrnin pronën. Tani familja e burrit të Shyhretes padit Presidenten Jahjaga pas fjalimit të saj që doli në mbrojtje të së drejtës së zonjës Berisha për të mbajtur pronën e saj.
“Kjo padi është thjesht një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga trajtimi çnjerëzor i kësaj familjeje ndaj Znj. Berisha, pasi e kanë bërë atë të kalojë me vite nëpër procese gjyqësore për të kërkuar zbatimin e të drejtës së saj të pamohueshme në pronë”, thuhet në reagim, njofton Telegrafi.
“Ne besojmë që Presidentja Jahjaga është paditur padrejtësisht pasi që ka ngritur zërin për të drejtat e zonjës Berisha dhe për të drejtat e të gjitha grave për të zotëruar pronën. Ne besojmë se gjykata do ta konsiderojë këtë padi të paarsyeshme dhe se drejtësia do të mbizotërojë”.
“Më gjerësisht, këtë e konsiderojmë një përpjekje për të heshtur ata dhe ato që flasin kundër padrejtësisë dhe guxojnë të ngrisin zërin kundër shkeljeve të të drejtave të grave. Vet ideja për të mbrojtur të drejtat e grave zëshëm do të konsiderohej shpifje kundër një familjeje të mveshur në një kulturë tradicionale të patriarkatit, e cila mbron interesat e atyre në pozita të pushtetit, pra burrat, duke shkelur dhe duke i mohuar të drejtat e grave. Pretendime të tilla të pajustifikuara shërbejnë për të minuar punën dhe lirinë e fjalës së mbrojtësve të të drejtave njerëzore të gruas, si Presidentja Jahjaga, me qëllim të ruajtjes së status quos dhe marrëdhënieve ekzistuese të pushtetit”, thotë RrGK.
Më tej në reagim thihet se “Presidentja Jahjaga vazhdimisht ka ngritur zërin për të drejtat e grave. Ajo ka qëndruar fuqishëm me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke luftuar që t’u njihet statusi, të nderohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë. Ajo është ngritur kundër padrejtësive të kryera kundër grave si Znj. Berisha dhe shumë të tjerave si ajo, të cilat rrezikojnë të humbasin pronën e tyre për shkak të normave tradicionale patriarkale që trajtojnë “të drejtat e familjes” si më të rëndësishme se sa të drejtat e grave. Më shumë se një vit pas largimit nga presidenca, Presidentja Jahjaga vazhdon të avokojë fuqishëm për të drejtat e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të grave”.
“Dhe kjo është arsyeja pse tani duhet të ftojmë të gjithë të qëndrojmë me të, në solidaritet”, përfundon reagimi i RrGK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Policia e Maqedonisë shqiptoi mbi 900 gjoba për shkeljet në trafik brenda një dite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/policia-mk-380x233.png)
Policia e Maqedonisë shqiptoi mbi 900 gjoba për shkeljet në trafik brenda një dite
![Në mbledhjen e KGjK-së diskutohet shfrytëzimi i pushimit mjekësor si pushim vjetor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739274743-1-380x233.jpg)
Në mbledhjen e KGjK-së diskutohet shfrytëzimi i pushimit mjekësor si pushim vjetor
![Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-123606-380x233.png)
Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht