LAJMI I FUNDIT:

Rreth 1 miliard dollarë kriptovaluta janë vjedhur që nga fillimi i vitit

Rreth 1 miliard dollarë kriptovaluta janë vjedhur që nga fillimi i vitit

Vjedhjet e kriptovalutave nga platformat e tregtimit dhe bursat e këmbimit arritën në 927 milionë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, ose 250 për qind më shumë sesa një vit më parë, kur në vitin 2017 vlera ishte 266 milionë dollarë.

Popullariteti i Bitcoin dhe shfaqja e më se 1,600 kriptovalutave të ndryshme kanë shtuar interesin e hakerave në këtë industri, përcjell Telegrafi.

8 thyerjet më të bujshme në industrinë e kriptovalutave
Lexo po ashtu 8 thyerjet më të bujshme në industrinë e kriptovalutave

Nga thyerja e CoinCheck dhe Mt. Gox u vodhën 547 dhe 480 milionë dollarë në 2018-në, respektivisht në 2014-në.


Bursat kryesore të kriptovalutave me praktika të dobëta ligjore kundër pastrimit të parave janë përdorur për të pastruar 2.5 miliardë dollarë Bitcoin që nga viti 2009. /Telegrafi/