Rrëshqitje gurësh dhe dheu në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarkullimi

Rruga rajonale Pejë–Rugovë është përballur sërish me rrëshqitje gurësh dhe dheu, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim për qytetarët.
Sipas informacioneve lëvizja e automjeteve po zhvillohet me vështirësi të theksuara.
Situata bëhet edhe më problematike gjatë fundjavave, kur zona frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh që i drejtohen Rugovës për pushim dhe aktivitete turistike.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































