Rrëqebulli ballkanik në Kërçovë, foto e rrallë publikohet në rrjetet sociale

Anëtari i Shoqatës "Eko Fazan", Lutfi Osmani, ka kapur një moment të rrallë të rrëqebullit ballkanik në Kërçovë.
Në një fotografi që është publikuar në rrjetet sociale, shihet rrëqebulli ballkanik i cili është i rrallë në vend.
"Takim magjik me rrëqebullin ballkanik mes ngjyrave të vjeshtës. I kapur nga Lutfi Osmani, anëtar i Shoqatës “Eko Fazan”. Prezenca e këtij grabitqari të rrallë dëshmon pasurinë natyrore dhe disiplinën e shoqatës sonë"", thuhet në njoftimin e shoqatës "Eko Fazan", e cila e ka publikuar fotografinë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































