LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbehet në shtëpinë e tij miliarderi kinez, policia arrin ta shpëtojë

Rrëmbehet në shtëpinë e tij miliarderi kinez, policia arrin ta shpëtojë

Themeluesi i kompanisë kineze Midea Group, He Xiangjian, është shpëtuar pasi ishte mbajtur peng nga sulmuesit që ishin futur me dhunë në shtëpinë e tij e tij, shkruan Sky News.

Policia kineze ka njoftuar se të dielën mbrëma kishte pranuar një telefonatë se ka ndodhur një thyerje e shtëpisë në Foshan, jo larg Hong Kongut si dhe që pesë persona të dyshuar janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, transmeton Telegrafi.

Në kumtesën e policisë është zbuluar vetëm mbiemri i viktimës – He, por mediat kineze fillimisht kanë arritur të zbulojnë se bëhet fjalë për miliarderin 78-vjeç.


Djali i He ka arritur të ikë nga shtëpia gjatë pengmarrjes dhe të hidhet në liqen, duke arritur edhe t’i telefonojë policisë e cila zbuloi se kishte pranuar një telefonatë rreth orës 5.

Midea Group ka zbuluar në rrjetet sociale ka falënderuar policinë, duke mos konfirmuar nëse He ishte viktimë e këtij krimi.

He është personi i katërt më i pasur në Kinë, e sipas të dhënave të grupit Hurun Report, pasuria e tij kap vlerën e 25 miliardë dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori