Të gjithë ne para se të martoheshim kemi marrë këshilla të mira për një martesë të suksesshme nga nënat dhe gjyshet tona. Megjithatë, a janë këto këshilla me të vërtetë të dobishme dhe a duhet t’i respektojmë ato verbërisht?
Në vijim ju sjellim disa “rregulla martesore” për të cilat shumë revista femrash konsiderojnë se mund të thyhen lirisht.
Njëra nga këshillat e cila është po aq e vjetër sa edhe vetë pyetja “a është më e vjetër pula apo veza?”, është që të mos shkojmë të zemëruar në shtrat. E vërteta është se në qoftë se grindemi kur jemi të përgjumur, të lodhur apo të stresuar, asgjë e mirë nuk mund të dalë nga kjo.
Nëse keni mundësi, pajtohuni që të mos pajtoheni dhe shkoni në gjumë, ndërsa debatin përfundojeni kur të jeni më të pushuar dhe më gjakftohtë.
As sinqeriteti i qindpërqindtë në një martesë nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Nuk keni nevojë t’ia tregoni partnerit tuaj çdo detaj të marrëdhënieve tuaja të kaluara, kjo pastaj zakonisht provokon krahasime, e krahasimet nuk mund të sjellin asgjë të mirë.
Sa u përket pushimeve, kryesisht rekomandohet që kohën e lirë ta kaloni me njëri-tjetrin, por problemi mund të shfaqet atëherë kur partneri juaj dhe ju keni një këndvështrim krejtësisht të ndryshëm për pushimin. Juve ju pëlqen të eksploroni, atij i pëlqen të rrijë, ju dëshironi të shkoni në male, ai në det… Në këtë rast, mund të jetë më mirë që në pushime të shkoni ndaras, secili për vete, por jo gjithmonë.
Një nga gabimet më të shpeshta të çifteve është fakti se marrëdhënien e tyre e lënë pas dore pas ardhjes së fëmijëve. Fakti që në disa raste do ta vendosni marrëdhënien tuaj para fëmijës nuk do të thotë se jeni prindër të këqij, përkundrazi.
Nëse në radhë të parë ju punoni për marrëdhënien tuaj kjo nuk është mirë vetëm për ju, por edhe për fëmijën tuaj, sepse rritja me prindërit të cilët duhen dhe pajtohen është një bazë e shkëlqyeshme për një jetë të lumtur.
“Kurrë mos flini në shtretër të ndarë” është gjithashtu diçka që e dëgjojmë nga ata që kanë përvojë më të gjatë martesore. Por në qoftë se partneri juaj gërhet në mënyrë të padurueshme, sillet vërdallë apo shikon shumë televizor, derisa ju përpiqeni të flini, mund të jetë më mirë nëse flini në shtretër të veçantë, por mos lejoni që kjo të ndikojë në jetën seksuale dhe intimitetin fizik.
Dhe në fund, nuk keni nevojë ta kaloni së bashku çdo çast. Mundësia ideale do të ishte që të keni interesa të përbashkëta, por në qoftë se bashkëshorti juaj preferon të merret me makina, dhe ju preferoni piknikët në natyrë, nuk duhet të dekurajoheni. Opsioni më i mirë është që të shkoni në aktivitete të ndryshme, por edhe ta gjeni një të përbashkët.
Nuk ekzistojnë rregulla për një martesë të lumtur, përshtatni ato me afinitetet tuaja, sepse çdo marrëdhënie dhe çdo njeri është unik dhe i ndryshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit