Në vitin 1972 vdiqën 26 qytetarë të Gjakovës, nga 35 sa vdiqën në tërë ish-Jugosllavinë nga virusi i njohur në popull si “lija”.
Frika e coronavirusit ka shndërruar në qytete fantazmë disa vende botës. Dyqane, shkolla, restorante të mbyllura dhe njerëzit të izoluar në shtëpi me plot frikë.
Çdo ditë shohim rritje të numrit të të infektuarve, vdekje të përditshme dhe ngritja e karantinave dhe bllokim i qyteteve.
Një situatë të ngjashme, e ndoshta edhe më e frikshme ka qenë jo më larg se në Kosovë, pikërisht në vitin 1972. 48 vite më parë vendi ishte në panik.
26 qytetarë të Gjakovës vdiqën në vitin 1972, nga 35 sa vdiqën në tërë ish-Jugosllavinë.
Shkaktare për humbjen e jetës së tyre ishte sëmundja “variola vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekje prurës.
Ngjarja kishte bërë jehonë të madhe asokohe, jo vetëm në shtetin që sot nuk ekziston më, por edhe pothuajse në tërë Evropën, kjo për faktin se përhapja e virusit kishte një shpejtësi marramendëse.
Zelfije Zhubi ishte njëra prej të infektuarve me variola verën. Ajo ishte e shtrirë në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjakovës, pasi sapo kishte lindur djalin e saj të parë, derisa në korridoret e spitalit dëgjonte fjalët për përhapjen e ‘variola verës’.
“Kam dalë nga gjinekologjia. Pas një jave qëndrim në shtëpi kam parë shenjat e variolës dhe kam kërkuar nga bashkëshorti të më dërgoj në ambulantë sepse shenjat ishin të sëmundjes. Atje më është verifikuar se jam prekur pikërisht nga ai virus”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Zelfije Zhubi.
Për dy ditë u organizuan të gjithë mjekët dhe infermierët që kishte Kosova, për ta vaksinuar popullsinë.
Zelfije Zhubi pasi ishte liruar nga spitali, u detyrua të kthehet pasi filluan ti shfaqeshin simptomat e variolës.
Agim Serhati ishte mjeku që u angazhua në luftën kundër variolës që nga dita e parë e deri në shërimin e pacientit të fundit.
I lindur më 11 shkurt 1947, në Gjakovë, ku kreu tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme, Gjimnazin.
Në vitin 1966 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, Kroaci, ku diplomoi në vitin 1971.
Pas diplomimit, kthehet në vendlindje, ku punësohet si mjek i praktikës së përgjithshme në Spitalin e Gjakovës.
Edhe pse përvoja e tij nuk ishte e madhe në fushën e mjekësisë, vullneti i tij për punë ishte i madh.
Ndonëse i rrethuar me pacientë të infektuar, vendosi të mbyllej në karantinë.
Serhati, së bashku me dy specialistë të Beogradit, me infermiere vendore dhe të tjerë për çdo ditë prisnin të sëmurët e prekur nga ‘variola vera’.
“Pacientët kanë pasur dhembje të mëdha. Mbaj mend që në dhomën afër meje ka qenë një vajza 18 vjeçare duke u trajtuar nga virusi. Aq shumë dhembje të ëmdha kishte saqë unë edhe pse vet isha e sëmurë, tentoja t’i ndihmoja. Pas disa minutave që u ktheve në dhomën time zëri i saj pushoi. Ajo kishte ndërruar jetë. Vetëm kur pashë para dhomës sime një arkivol që kaloi. Arkivolin e izoluan aq shumë dhe më pas në varreza masive e dërguan”, deklaroi më tej Zelfije Zhubi.
Kosova u ngrit në faqet e para të mediave botërore, krahas supozimeve se kush e solli epideminë.
Versioni zyrtar është se disa hanxhinj kosovar kishin qenë në Lindjen e Mesme dhe e sollën nga atje.
“Pas kryerjes së riteve fetare, gjatë kthimit për në shtëpi, hanxhinjtë kaluan nga Iraku. Njëri nga ta kishte blerë disa suvenire në Irak, nga ky dyshohet se kishin marrë infektimin. Në Irak në atë kohë ekzistonte variola por në raste sporadike. Haxhia vet nuk kishte variolë, por familjarët e tij u infektuan”, tregon infektologu, Sinan Rizvanolli.
Rastet e para që u paraqiten ishin të gjithë nga fshati Dejn i Komunës së Rahovecit.
Megjithëse nuk ishte marrë për bazë mendimi i Agim Serhatit, ai u vërtetua disa ditë më vonë.
Më 16 mars 1972 u konstatua se bëhej fjalë për virusin variola vera, e numri i të infektuarve rritej çdo ditë.
“Qytetin e Gjakovës e kapi panika. Njerëzit u mbyllën në shtëpitë e veta”, tregon Sinan Rizvanolli.
Pas Kosovës, variola u përhap edhe më tutje në ish- Jugosllavi.
Përkundër gjendjes emergjente të krijuar, ekzistonin dyshime se si erdhi sëmundja në Kosovë.
“Ekspertët filluan të dyshonin se ishte e pamundur që një haxhi të infektojë disa persona e më pas kjo të shndërrohej në epidemi. Mjekët jugosllav filluan të dyshojnë se kemi të bëjmë me një sulm biologjik”, shprehet më tej Sinan Rizvanolli.
Simptoma e këtij virusi ishin të rënda, dhimbje të tmerrshme, lëkurë të skuqur aq sa ndryshonin gjithë pamjen. Kështu karantina ishte e mbyllur tërësisht që pacientët të mos shihnin vetën në asnjë reflektim të mundshëm të dritareve.
“Nga sëmundja nuk kam pasur as flokë, as qerpikë, as vetulla e as flokë. Trupi ka qenë ngjyrë bojëkaftë. Në familje kam shkuar pas shumë muajsh sepse nuk kam mundur të shkojë më herët për shkak të shpërfytyrimit që më kishte bërë sëmundja”, thotë Zelfije Zhubi.
Pas tre javëve të shpalljes së epidemisë kanë ardhur mjekë tjerë nga Klinika Infektive në Prishtinë, si: Osman Imami, Muharrem Kutllovci, Kajmag Gazidede dhe të tjerë nga Shqipëria.
“Unë kam pasur formën më të vështirë të variolës. Mjekët nuk kishin çfarë të më bënin. Kur vinin për vizitë ishin të veshur si kosmonautë. Një ditë erdhe doktor Agimi me mjekë tjerë dhe kërkuan të bëjnë një provë të fundit duke më bërë transfuzionin e gjakut. Kam marrë shumë boca gjakë, por pas bocës së gjashtë kam filluar t’i hapë sytë. Pastaj kush ka marrë gjak nga unë s’ka pasur më vdekje”, rrëfen më tej Zelfije Zhubi.
Gjendja epidemike kaloi pas 3 muajve, por Agim Serhati qëndroi në spital për 6 muaj deri në trajtimin e pacientit të fundit.
Pas kësaj periudhe Në vitin 1978 Agim Serhati specializoi në Beograd, për internistikë.
Pas specializimit u kthye në Gjakovë, ku filloi menjëherë shërbimin e tij në Spitalin e Gjakovës.
Megjithatë, aktiviteti i tij bëri që të jetë i përndjekur nga regjimi i atëhershëm.
Pamjet nga epidemia e vitit 1972 janë trishtuese, rrëqethëse, e për shumëkë edhe të paimagjinueshme që diçka e tillë të ketë ndodhur në vendin tonë. Sëmundja ishte më e rrezikshme se coronavirusi i tashëm kinez.
“Corona kalon, ndoshta te dikush edhe më një flamë, por unë për shkak të virusin nuk kam mundur të dal nga shtëpia tri vjet”, thotë ndër të tjera Zelfije Zhubi, i cila ishte e prekur nga variola./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian