Ka mësuar të jetojë me këtë sëmundje vetëm kur ishte 10 vjeç. Ndonëse kishte lindur i infektuar, 21-vjeçari me Hiv AIDS, e ka mësuar shumë vonë problemin e jetës së tij. Kurioziteti për të mësuar përse merrte medikamente në mënyrë periodike, ka detyruar prindërit që në moshën 10-vjeçare t’i rrëfejnë atij problemin me të cilin do të duhej të mësohej përjetë.
Nuk ka shumë dëshirë të flasë për atë moment e as për shumë detaje të tjera por tregon se është mësuar të jetojë me këtë problem bashkë me gjithë problematikën që gjen në shoqëri.
Një rrëfim i kursyer i 21-vjeçarit të infektuar me HIV AIDS (nën kujdesin e Olimbi Hoxhaj, Drejtore e Ekzekutive e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV-AIDS) vjen në një intervistë të dhënë për 27.al.
Sa vite keni i infektuar? Si e zbuluat dhe si e përjetuat?
Që nga lindja, pra plot 21 vjet. Zbulimi dhe njohja me këtë të vërtetë ndodhi kur isha vetëm 10 vjeç në kureshtje e sipër për medikamentet që po më jepnin për të pirë. Një kureshtje fëmije, më shumë naive që përfundoi në një shndërrim emocional dhe në një ndjesi të çuditshme që sot e kësaj dite ka ngelur si një pikënisje e re për jetën time.
E diskutoni me njerëzit këtë problem tuajin shëndetësor?
Përveç njerëzve që e marrin vesh në rrugë dytësore, unë këtë anë të jetës time e ndaj dhe e diskutoj vetëm me njerëz që kanë një lloj vlere të caktuar për mua.
Si reagojnë njerëzit kur e marrin vesh… Ju largojnë, ju afrojnë, ndiejnë keqardhje?
Të them të drejtën kjo nuk dihet kurrë. Çdokush ka përjetimin e tij dhe vjen një moment që nuk ka më rëndësi kjo pjesë, por rëndësi për mua ka vetëm mos-arritja ose shfaqja e mishërimit nga ana e individëve të njohur dhe të panjohur në përditshmërinë time. Unë dhe askush nuk e meritojmë mëshirimin, ndoshta vetëm duhet të dëgjojnë dhe të kuptojnë sadopak nga ato që shpreh, flas dhe ndaj me të tjerët si përvoja.
Po me familjarët çfarë marrëdhënie keni. …Me kë jeni më i lidhur?
Një familje me probleme dhe lidhje të forta emocionale dhe harmonie siç është jeta dhe përditshmëria.
Nuk lidhem mbas personave të caktuar, lidhem mbas momenteve të caktuara, me persona të ndryshëm.
Keni shumë miq?
Platoni thoshte që ata që thonë të vërtetën janë më të urryerit , kështu që në rastin tim vlen fjala ‘”pak dhe saktë”.
Ke ndonjë mik tjetër të infektuar… Diskutoni me të për problemet shëndetësore që mund t’ju shfaqen?
Siç e thashë dhe më sipër për këtë problematikë nuk ke se për çfarë të flasësh, veçse për historikun ose për përjetimin e parë. Ndodh, dhe pastaj jeton ”normalisht” me një problem që fle gjumë brenda teje. Gjithsesi nuk njoh njerëz të afërt që të jenë të infektuar.
Je i dashuruar apo ke qenë ndonjëherë i/e dashuruar? Nëse po, me trego pak për marrëdhënien që kishit/keni?
Nuk jam eskapist që të merrem me të kaluarën, por që për momentin kam fituar lirinë e të njohurit të vetvetes në radhë të parë e me pas të personit të jetës. Ndonëse problemi fle tek unë ashtu siç e vunë në gjumë brenda mendjes së tyre dhe ish-të dashurat e mia, një shije e çuditshme ndihet midis dy personave, pra ti mund të bësh gjithçka si një njeri normal por në mendjen e tyre ti ke diçka nga e cila sipas mendjelehtësisë së tyre nuk do shkëputesh kurrë.
Çfarë do bëjë ndryshe në jetën tënde nëse mund ta ktheje kohën pas?
Absolutisht asgjë, çdo gjë ka ndodhur që unë të mësoj se kush jam dhe se kush më rrethon, me këtë që kam apo pa këtë që kam. /27.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite