Dikush duke mos parë perspektivë në Kosovë, e dikush tjetër për një jetë më të mirë, shumë të rinj nga Kosova ia kanë mësyrë botës.

Edhe pse për ndonjërin një gjë e tillë nuk ka dalë si vendim i duhur, për shumicën, diçka e tillë është treguar e suksesshme.


Këtë e dëshmojnë edhe të rinj të shumtë të Kosovës, njëri ndër të cilët është edhe Eroll Shkodrani, nga Peja, përcjell Telegrafi.

IMG 4af94eba4f2dd03e2c467f090227e0d5 V

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet momenti kur Erolli realizon një nga ëndrrat e tij.

Djaloshi pejan, sapo kishte përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme, pas së cilit ia kishte mësyrë Amerikës.

Siç rrëfen babai i tij, Bajrami, djali i tij tanimë 29 vjeçar, kishte shkuar në Amerikë, pasi kishte përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme, i vetëm dhe i ri.

IMG 7a066adcc0dc1af1e2d940ce5761eea4 V

Ai atje kishte fituar të drejtën e shkollimit dhe më pas kishte regjistruar fakultetin e Elektroteknikës, të cilën edhe e ka përfunduar.

Por ai nuk ishte ndalë me kaq - kishte dashur të bëhet edhe pjesë e ushtrisë amerikane.

Kështu, pas aplikimit dhe kalimit me sukses të të gjitha trajnimeve, tanimë ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e ushtrisë amerikane.

IMG 79b1f737b67a3a9e0ca51cc6d7a9225d V

Dhe siç ka rrëfyer Bajrami për Telegrafin, nuk kishte qenë e lehtë për atë si prind që të lejonte që ai aq i ri të largohej nga shtëpia.

Megjithatë, Erolli nuk e kishte zhgënjyer familjen e tij.

IMG 65363054beeab818670f809bec01c40b V

“Ai ka kryer të gjitha trajnimet dhe tanimë është pranuar në forcat rezervë të ushtrisë amerikane – me një kontratë trevjeçare. Në këtë status, ai duhet të paraqitet dy ditë në muaj, për të kryer stërvitjet e duhura”, ka rrëfyer babai i djaloshit pejan.

IMG cea4cd80125842ddd67fbe67bc879be2 V

Në këtë drejtim, babai i tij tregon se me një status të tillë ai merr një pagesë simbolike dhe se me marrjen e nënshtetësisë amerikane ai planifikon edhe të gjejë një vend pune. /Telegrafi/