Emisioni “Unpublished” ka hulumtuar mbi përdorimin e kokainës në Shqipëri.
Një i ri që është shpërndarës droge në Tiranë, ka rrëfyer shitblerjen e drogës.
Ai tregon se këtë “biznes” ka nisur herët, me synimin që kanë pothuajse të gjithë ata që i hyjnë kësaj tregtie të paligjshme; për të fituar para dhe sot thotë se arrin të fitojë dhe deri në 30 mijë lekë të reja në një ditë.
“Ekonomia, më duheshin lekë kur isha 18 vjeç, si çdo i ri që do të bëjë lekë shpejt, pa u lodhur shumë, kërkesë kishte. Nga njerëzit, nga të rinjtë shumica, mosha 17, 18 deri në 25 vjeç që kishte më shumë kërkesë, pastaj ka dhe më të mëdhenj, por këta janë ata që e përdorin më shumë. Më shumë kërkohet kokainë, shumë pak kërkohet dhe bar (hashash), po kohët e fundit ka hyrë dhe bari që kërkohet shumë, sidomos nga femrat”, shprehet shitësi.
Neli Demi, mjek psikiatër shprehet se konsumi i drogës nis nga varësia ose “nevoja psikologjike e çdo individi për të konsumuar një substancë e cila shkakton një efekt të caktuar të pëlqyeshëm përkohësisht”.
“Për individin dhe ky efekt mund të jetë një lloj relaksimi, një lloj qetësimi, ngritje të humorit apo situate të euforisë dhe vetëbesimit mund të shkaktojnë disa substanca sepse substancat janë të ndryshme, janë disa që janë qetësuese, depresuese, dhe janë disa që janë stimuluese po që shkaktojnë këtë pjesën e rritjes së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit dhe të euforisë ku mund të hyjë dhe kokaina”, shprehet ai.
Vetëm në vitin 2019, në QSUT, qendra e vetme me shërbimin e toksikologjisë në vend, janë paraqitur 850 persona për ndihmë të shpejtë. Nëse do ta thjeshtonim shifrën, llogarisim 70 persona në një muaj. Pra thënë ndryshe, çdo ditë 2 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike. Shumica e tyre kokainë, pasi pirja e hashashit duket se është më nën kontroll të përdoruesve e ata rrallë përfundojnë në spital.
Po si sigurohet kokaina, që më pas tregtohet kaq lirisht në rrugët e vendit? Personazhi ynë na tregon se sigurimi i dozave dorazi shkon të njohur pas të njohuri.
“Kur e siguroja, kam një rob që shet kështu por që s’mund ta tregoj dot dhe për të gjet klientët është shumë e thjeshtë, se flet me një shok, ai shoku njeh një shok tjetër, përhapet nami edhe kur ke dhe një gjë të mirë edhe nuk të largohen, edhe kështu e krijon klientelën”, thotë ai.
Drejtuesit e policisë së shtetit na tregojnë se ka dy mënyra funksionimi të shpërndarësve të lëndës narkotike, në grup dhe individualisht.
“Ka dy forma shpërndarjeje, kemi rastin kur personat janë dy ose më shumë, pra punojnë në grup”, shprehet Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.
Personazhi ynë na tregon se këtu një dorë e japin edhe policët e korruptuar.
“Pagatto, paguhet kryesori, edhe të le me punu për një farë kohe,,, ose do arrestohesh. Kam pasur ca, pagatto dhe te rajoni dhe te OPGJ-ja edhe kam dalë. Kështu funksionon, kurse kur je pa krahë të ngrohta nuk reziston as 1 vit”, tregon shitësi.
Por jo më pak problem se kokaina, është përdorimi i hashashit në vendin tonë. Duke u cilësohet si një drogë më e lehtë, përhapja e tij është më e madhe. Shpërndarësit më të shumtë që gjen rrugëve janë ata të hashashit. I tillë është edhe personazhi ynë I dytë. Ai tregon se në cilat grupe e shet më shumë hashashin.
Ai ka ndjekur të njëjtën rrugë që ndjekin pothuajse shumica e shpërndarësve. E nisi vet në moshën 18-vjeçare e më pas mendoi ta shfrytëzonte si punë.
Personazhi ynë na rrëfen sa kushton lënda narkotike e si ndahet ajo më pas në doza teke, për t`u tregtuar tek të tretët.
“Po varet nga ecuria e punës, ka raste marrim nga 1 kg, ka raste nga 2 kg dhe ka raste 10. Ajo shitet me doza të vogla, 5 mijë lekëshe, 10 mijë lekëshe. Po ka raste që brenda ditës bëhen 200-300 mijë lek, mos më shumë”, rrëfen ai.
Ka vite që merret me këtë tregti të jashtëligjshme, ndaj frika nga policët është zbehur.
“E merr me 800 mijë lekë (1 kg hashash) dhe e nxjerr me 16.-2 milionë lekë se e shet me doza. Po se sa herë kaloj në rrugë e mbaj në dorë dozën dhe sa shoh kacel (punonjës policie) e hedh në ndonjë pemë, në ndonjë bar ku nuk duket” tregon ai./Euronewsal/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Mickoski: Do të ishte tradhëti nëse do të thoja se çështja maqedonase ka përfunduar
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Haradinaj pritet në Pentagon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar