Zbardhet i plotë vendimi i gjyqtares së Kukësit, Merita Karaj, që urdhëroi në 22 shtator 2020 lirimin nga qelia të këngëtares Fjolla Morina, ndërsa sot liroi dhe të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji.
“Shqiptarja.com”, zbulon se shkaqet që çuan në caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” dhe jo “arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qenë vajza e saj 5 vjeçe të cilës siç thotë gjykata, Fjolla, po e rrit e vetme. Ndërsa shkak i dytë sipas gjykatës është i dashuri i saj biznesmen Fisnik Syla, me të cilin e arrestuara Fjolla Morina, është njohur dy apo 3 muaj më parë dhe ka plane për martesë. Ndërsa shkaku i tretë që ka çuar në lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale.
Para gjyqtares Merita Karaj, Fjolla Morina ka dhënë dëshminë e saj, duke treguar se biznesmenin Fisnik Syla, e ka të dashur, duke shtuar se janë gati për martesë. Ndër të tjera Fjolla deklaron se: “Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë, pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe Fitim Mujin, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m`a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin, e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatëzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”.

Për këtë ngjarje dëshmi para gjykatës ka dhënë dhe Fisnik Syla, i cili ndër të tjera ka delaruar se: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë”.
Gjithashtu dëshmi ka dhënë dhe shoferi Fitim Muji, i cili ndër të tjera ka pohuar se: “Jemi nisur nga Kosova për Tiranë me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se me Fjollën njihem pasi me Fisnikun, jam shok dhe kam udhëtuar me ta si shok dhe shoqe, pasi Fjolla kishte punë në Tiranë për muzikë. Unë nuk kisha dijeni për armët pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë. Fisniku është shoku im dhe ka lidhje me Fjollën, pasi janë të dashur”.
Gjykata e Kukësit thotë se arma që i është gjetur në çantë Fjolla Morinës, është e rregullt teknikisht dhe e aftë për të bërë qitje. Ndërsa arma tjetër është imitim pistolete dhe në dukje me sy të lirë dallohet që është çakmak.
https://www.instagram.com/p/CE7M89EJKZz/
Gjatë procesit gjyqësor, avokatët e Fjolla Morinës, Aurora Guska dhe Andi Duraj deklaruan se arma e kapur në çantën e këngëtares hyn në kategorinë e armëve sportive dhe ka të bëjë me kundravajtje penale. Ndër të tjera avokatët i thanë gjykatës se: ”E mirëkuptojmë faktin se gjykata mund të jetë nën presionin e mediave, që për klikime shkruajnë të paimagjinueshmen, pasi duam-s`duam në këtë rast, efekti negativ është dhënë në publik. Kërkojmë nga gjykata që t`i lerë mënjanë “fake news” e të gjykojë me qetësi, drejtësi e paanshmëri këtë çështje”.
Nisur nga kjo situatë, dhe duke marrë në konsideratë tre kriteret e lartë përmenduara, gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën dhe “arrest në burg” me afat 30 ditor për të dashurin e saj. Ndërkohë 15 ditë pas qëndrimit në burg të të dashurit të saj, Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muja, me kërkesë të prokurorisë së Kukësit, sot gjykata urdhëroi lrimin e tyre nga burgu, ç’ka ka sjellë ribashkimin e çiftit të dashuruar në ambjentet e shtëpisë me qëra, ku Fjolla Morina, po qëndron aktualisht. /shqiptarja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë