Familja më e madhe britanike, Radfords ka zbuluar se faturat e artikujve të ndryshëm ushqimor janë dyfishuar gjatë pandemisë së COVID-19, kjo për shkak se 22 fëmijët e tyre “vazhdimisht po hanë”.

22 fëmijët janë shfaqur në një dokumentar të Channel 5, ku tregon se si zhvillohet jeta në këtë familje nga Lancashire, që sikurse shumica e njerëzve në botë janë detyruar shumicën e kohës ta kalojnë mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.


Prindërit Sue, 45-vjeçe dhe Noel, 50 kanë 22 fëmijë, ku më i vogli ka lindur në prill të vitit të kaluar.

1 186

Mesatarisht ata konsumonin në ditë 16 litra qumësht, tetë bukë dhe përdornin 24 pako të letrës së tualetit, tri pasta dhëmbësh dhe 80 jogurtë të frutave brenda shtatë ditëve.

5 24

Por sipas çifti britanik faturat e tyre janë dyfishuar gjatë pandemisë së COVID-19. Ata kanë pranuar se viti i kaluar ka qenë shumë sfidues për ata.

2 49

Dyshja kanë zbuluar edhe identitetin dhe moshën e fëmijëve, Chloe, 25-vjeçe, Jack, 23, Daniel, 21, Luke, 20, Millie, 19, Katie, 18, James, 17, Ellie, 15, Aimee, 14, Josh, 13, Max, 12, Tillie, 10, Oscar, 9, Casper, 8, Hallie, 5, Phoebe, 4, Archie, 3, Bonnie, 2, dhe Heidie 10-muajshe.

4 30

E dy fëmijët e tyre më të rritur Chris, 31-vjeç dhe Sophie, 27, tashmë kanë dalë nga shtëpia dhe jetojnë vetëm jo shumë larg lagjes ku janë rritur.

3 39

Një javë izolim u ka kushtuar atyre hiq më pak se 400 funte, e sfidë më e madhe ka qenë fakti që është dashur t’ua plotësojë dëshirat të gjithëve – duke marrë parasysh se nuk ishin në shkolla dhe kopshte dhe ditën e kalonin të mbyllur. /Telegrafi/