Rrëfimi emocionues i Arditit: ‘Lufta’ me sëmundjen e nënës e deri te planet për t'u bërë baba

Me plot emocion dhe lot, Ardit Stafaj, rrëfeu linjën e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova 4.
Nga vdekja e babait që ndodhi natën e Vitit të Ri në vitin 2007 e deri te ballafaqimi i nënës me sëmundjen derisa ajo mbylli sytë në vitin 2020.
Për t’u kujdesur për nënën, atij ua desh t'a ndërpresë edhe karrierën.

Këngëtari i njohur shqiptar tha se si shtëpi e dytë i ishin bërë spitalet.
“Momentet që vetëm shpirti im e di edhe Zoti. Unë si fëmijë i tyre e kam bërë të pamundurën të mundur, vetëm që ajo me ditë që e ka një fëmijë hallall se ashtu më thoshte”, tha ai.
"Për së treti ripërsëritet faza e spitaleve unë kësaj radhe me qindra kilometra vetëm që e kam paramenduar rrugën e spitalit nuk doja të hyja më. Kam ardhur këtu për të nxjerr nënën time të gjallë dhe nuk më intereson asgjë tjetër, më intereson me luftu me vdekjen e saj deri në fund", shtoi tutje.
"Kur më kanë lajmëruar që e ka kaluar operacionin me sukses nuk e di sikur, se di. Veç u ktheva nga Zoti thash, Zot mos ma merr. Nëna është e shenjtë dhe unë kam qenë shumë i lidhur me të", tha ndër tjerash ai.
- YouTube www.youtube.com
I njëjti ka shprehur dëshirën edhe të krijoj familje pasi i ka premtuar edhe të ëmës.
Më pas u surprizua nga miqtë e tij të dashur dhe vëllai Astrit Stafaj. /Telegrafi/






























































