LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dëshimtarit për vrasjen në Skenderaj: Ka shtënë pa marrë parasysh kush ka qenë

Rrëfimi i dëshimtarit për vrasjen në Skenderaj: Ka shtënë pa marrë parasysh kush ka qenë

Dëshimtari ku ndodhi vrasja e një personi dhe plagosja e tre të tjerve në fshatin Runik të Skenderajt, Musa Gashi ka rrëfyer se si ndodhi rasti në orët e pas mesnatës në kafiterinë e muzikës live.

Gashi tregon se nga këndi ku kishte qenë ai ulur, ka arritur të shohë vetëm një person të maskuar, e që sipas tij, i dyshuari kishte shtënë me “kallashnikov” pa pasur një objektiv të caktuar.

“U kanë ora 1 e 20 e natës, jam kanë t’u pi këtu në lokal edhe ka hi një person, ka shti me kallashnikov, u kanë i maskun edhe e ka pasë një jakne të ushtrisë domethënë me lara. Ka shtënë pa marrë parasysh kush u kanë, çka u kanë. Personi i parë që është rrokë, u kanë kamerieri domethënë u kanë afër derës edhe tjerët, janë kanë edhe 3 të plagosur tjerë” – thotë ai.


Viktima sipas tij është djali i pronarit. Gashi thotë se nuk është në dijeni që kanë pasur probleme me dikë paraprakisht.“Unë jam kanë në këtë pjesën në anën e djathtë si t’hysh mrena, domethënë nuk kam mujt me pa. Ata që janë kanë drejt me derë, ata kanë pa se sa janë kanë. Ama domethënë krismat e para, të shënat e para që janë kanë, ka gjujt një person me kallashnikov edhe na jemi ra për toke. Ata që janë kanë drejt me derë, ata e kanë pa saktë ngjarjen” – rrëfen Gashi. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori