Aktori i dashur, David Jason, është rikthyer në vëmendjen e publikut, kur u shfaq në një eveniment pasi kaloi pjesën më të madhe të pandemisë në vetizolim sepse i përket grupit të rrezikut.
Me këtë rast është përmendur sërish autobiografia, të cilën ylli i “Only Fools and Horses” e kishte shkruar në vitin 2013. Aty kishte pranuar për herë të parë se “turpi i tij më i madh” ishte që ai mori pjesë në xhirimet e një filmi për të rritur.
“Seksi shet produktet, thanë ata, por kjo nuk ndodhi këtu”, e kishte filluar paragrafin Jason për atë që e quante “rolin e parë të madh”.

Aktori ka rrëfyer se iu ofrua një skenar që e pranoi me ngurrim, sepse ishte në fillim të karrierës dhe se vuri re që filmi nuk kishte një buxhet të madh, por që në atë kohë për të nuk kishte shumë rëndësi kjo.
“Unë luaja me Imogen Hasal, një aktore e njohur si Kontesha e Decollete, por ajo ishte më e zgjuar se ai reputacion. Xhirimet shkuan nga e keqja në të keqe, dhe pika kritike erdhi javën e fundit kur unë dhe Imogen ishim të nevojshëm në një skenë, ku duhej të ecnim nëpër korridor së bashku”, shpjegon aktori.
Ai tha se skenari kërkonte që të “humbte” pantallonat për ndonjë arsye dhe të ishte me pantallona të shkurtra.
“Ne e mbaruam shëtitjen dhe pastaj dëgjova regjisorin të thoshte: ‘Le ta bëjmë përsëri me një kast tjetër’. Mendova, ‘një kast tjetër?’, ka kujtuar Jason.

Pastaj tetë vajza u shfaqën me bikini të vogla, të gjitha të lidhura në kyçet e tyre me një litar të vetëm në fund të së cilit ndodhej një burrë i madh.
Në atë moment, ai zbuloi se për çfarë zhanri ishte fjala dhe se skenat nuk ishin qartë në skenar, në mënyrë që regjisori t’i “lëvizte” ato në film.
“Imogen dhe unë shprehëm atë që mendonim në atë kohë, por ishim të lidhur me një kontratë dhe përfunduam një pjesë të mirë të filmit, kështu që qëndruam. Lexues, ky film është i tmerrshëm”, thotë legjendari ‘Del Boy’, duke deklaruar se ishte “turpi i tij më i madh”.
“E shkëlqyeshme, roli im i parë i madh ishte në një film ‘të butë’ pornografik. Më keq, madje as nuk e dija që po merrja pjesë në të. Dhe më e keqja, as nuk kam marrë pjesë siç duhet”, ka rrëfyer David Jason në autobiografinë e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa