Ardian Muhaj
Në katedralen e djegur të Parisit shpejtuan të rrëfejnë hipokrizinë e tyre shumë njerëz. Të parët që zunë radhë tek rrëfimtorja e katedrales akoma në flakë ishin ata që qanë “live” djegien e saj, ndërkohë që këtej kanë mbi një vit që i sillen si hiena Teatrit Kombëtar dhe tani po ia dalin me sukses ta fusin simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit, nën thundrën e Kullës së Betonit. Ata që zhdukën nga faqja e dheut linjën hekurudhore dhe vetë Stacionin e Trenit të Tiranës, për të shtuar qarkullimin me makina, duke e kthyer Tiranën në kryeqytetin e vetëm në Afrikë, pardon në Evropë që nuk ka stacion treni!
Pas tyre, kur tashmë flakët ishin shuar, u rrëfyen ata që vajtonin katedralen e Notre Damit dhe nuk ia kishin idenë se monumente të trashëgimisë kulturore botërore shkatërrohen vazhdimisht qoftë nga konfliktet ushtarake, qoftë nga moskujdesi.
Kur dukej se nuk kish mbet kush me u rrëfy, në hirin e katedrales, papritmas u duk në horizont edhe një grup tjetër. Këta të fundit ishin ata që me shumë të drejtë vunë në dukje hipokrizinë e të parëve e të dytëve, sidomos faktin që të rrëfyerit e mëhershëm nuk e vrisnin mendjen për monumentet në vendet e Lindjes së Mesme, madje as për të varfrit që vdesin urie e kequshqyerje anekënd botës.
Deri këtu qenë në rregull dhe nuk kishin çfarë, as pse të rrëfeheshin në rrënojat e katedrales së Parisit. Megjithatë, ngulnin këmbë se duhej të rrëfenin hipokrizinë e tyre sepse përkundër këtyre, ishin vetë ata që vajtonin monumentet e shkatërruara në Lindjen e Mesme, por për dreq harronin mijëra monumentet e shkatërruara në Shqipëri.
Po ashtu, pikëlloheshin për të varfrit e të kequshqyerit në botë, por prapë për dreq, harronin varfërinë e kequshqyerjen e tyre, e të baballarëve të tyre nën thundrën e pushtimit të dreqit komunist. Për habi apo më saktë për hipokrizi nuk u kishte shku mendja fare se ndërkohë që bënin betejën epike fejsbukore për të nxjerrë në pah hipokrizinë e dy grupeve të para, duke qëmtuar fotomontazhe kontrastuese mes Katedrales së Parisit dhe xhamive të shkatërruara në Lindjen e Mesme apo fëmijëve të uritur në Afrikë, nuk ishin lodhë fare me përkujtu 15 prillin, përvjetorin e varrimit të kryekriminelit apo si është bërë zakon t’i thuhet në dashtunim diktatorit Enver Hoxha. Njeriut qe izoloi shqiptaret dhe i ndau nga njeri-tjetri. Njeriut që është përgjegjës për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore shekullore të shqiptarëve, për vrasjen dhe persekutimin e qindra mijëra shqiptarëve dhe izolimin, shtypjen, varfërimin e kequshqyerjen e miliona njerëzve, shqiptarë natyrisht!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova