LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim i padëgjuar i Cira Blazevicit: Si u bind të lë kampionin zviceran për Prishtinën!? (Video)

Rrëfim i padëgjuar i Cira Blazevicit: Si u bind të lë kampionin zviceran për Prishtinën!? (Video)

Para ndeshjes me Kosovën, Ciro Blazevic ka folur për mediat kroate duke kujtuar periudhën sa ishte trajner i Prishtinës.

Blazevic zbuloi se si e kishte marrë vendimin që të braktis një skuadër zvicerane për një ekip të Kosovës.

“ Ishte çmenduri apo guxim të largohesha prej Zvicrës për Prishtinën? Mendoj se ishte çmenduri. Nëse nuk je trajner i çmendur, vështirë se mund të bën karrierë. Në këtë rast, unë e konfirmoj se kam qenë krejtësisht i çmendur. U shpalla kampion me Grasshopperin dhe erdhën disa njerëz duke më ofruar një punë në një ekip pa shpresë. Më ekzaltuan kur më thanë se vetëm unë mund t’i shpëtojë. Kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse gjithmonë i kam dashur këto sfida”, zbuloi Ciro, transmeton Telegrafi.


Zyrtare: Kosova do të luajë me këto fanella sot (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Kosova do të luajë me këto fanella sot (Foto)

Ai më tutje përshkroi momentin se si ia kumtoi largimin zyrtarëve të klubit të Grasshoppersit.

“Unë i thashë Presidentit të Grasshoppersit se do të shëtiti rrugëve të ngarkuara të qytetit të Cyrihit dhe nëse askush nuk më njeh, do të largohem. Më besoni, pak kush më njohu dhe për më tepër, më shikonin me sy si të një vrasësi. Pastaj vendosa të largohem. Në Prishtinë, unë u prita me shalle të bardha dhe për një moment mendova se nuk ishin aq të varfër sa thuhej. Por pastaj kam zbuluar se kanë prerë fletë në formë të shalleve të bardha”, tha Blazevic.

Cira gjithashtu tha se të qenit trajneri i skuadrës prishtinase ishte një aventurë e paharrueshme.

“Prishtina ishte aventurë e paharrueshme. Këtë ia kujtoj nipërve dhe mbesa të mia, duke u thënë se nuk më lejonin të paguajë asgjë sa isha atje”, shtoi Cira.

Në Prishtinë, gjithashtu kishte edhe truproja, por njerëzit e adhuronte dhe Ciro askënd nuk e ka refuzuar që të fotografohej me legjendarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori