LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim nga Shkodran Mustafi, kohët e vështira, migrimi dhe si arriti të bëhet lider te Arsenali

Rrëfim nga Shkodran Mustafi, kohët e vështira, migrimi dhe si arriti të bëhet lider te Arsenali

Shkodran Mustafi padyshim që është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier.

Ishte në Everton, por u largua pasi nuk besuan askush në të dhe faji më i madh i hedhet trajnerit David Moyes.

Ishte vitit 2012, kur Mustafi luajti një ndeshje të vetme me ekipin e parë të Evertonit në Ligën e Evropës si zëvendësues.


Ai u largua në drejtim të Italisë, ku iu bashkua Sampdorias si një lojtar jo me emër të madh por falë punës së madhe arriti të bëhej lider tek skuadra gjenoveze.

“U sëmura nga futbolli, kisha edhe gjashtë muaj kontratë me Evertonin dhe ata donin ta vazhdoja atë por un kisha marrë vendim për tu larguar”, deklaroi fillimisht Mustafi.

“Evertonit iu bashkova me 17 vite si një djalë i ri dhe kam punuar pa ndërprerë për gjatë gjithë kohës. E kuptoj David Moyes që nuk më merrte në ekipin e parë pasi ishin duke ecur mirë, por pas dy viteve e gjysmë kam menduar se duhet të luaj më shumë”.

Mustafi sa ishte pjesë e Evertonit në Angli
Mustafi sa ishte pjesë e Evertonit në Angli

“Mora vendimin t’i bashkohem Sampdorias në Serie B. Ishte një hap mbrapa por e dija se me punë mund t’ia dalë të rikthehem përsëri në nivelet e larta”, tregon Mustafi për ‘Daily Mail’, transmeton Telegrafi.

Tutje kampioni i botës me Gjermaninë tregon edhe fjalët e David Moyes para se ai të largohet.

“I tregova Moyes se dua të largohem dhe ai e mirëpriti këtë vendim. Nëse keni vendosur të largohesh atëherë bëje në janar pasi nuk dëshiron vazhdimin e kontratës. Ju jeni një lojtar i ri dhe nuk duam ta shkatërrojmë karrierën tënde”, ishin fjalët që Moyes mi tha mua, tregon Mustafi.

“Mund t’i kisha deri tani 200 ndeshje me Evertonin në Ligën Premier, por vendosa të largohem për të luajtur rregullisht”, tha ylli nga Gostivari.

Ai ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin këtë edicion pas transferimit nga Valencia për 35 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Transferimi në Sampdoria i ndryshoi jetën Shkodran Mustafit
Transferimi në Sampdoria i ndryshoi jetën Shkodran Mustafit

“Kjo formë është mjaftë e mirë për mua. Kur isha 14 vjeç u bashkova me akademinë e Hamburgut, 100 km larg shtëpisë sime. Në atë moshë luftoja rregullisht për një vend në ekip. Ishte e vështirë, pasi nuk isha në shtëpi, nuk isha pranë familjes dhe shoqërisë sime dhe”, vazhdon tutje Mustafi.

“Mendoj se fati im është si i babait tim. Ai filloi nga zero duke lënë shtëpinë e tij dhe vendin e tij për të migruar në Gjermani për të ndërtuar një jetë më të mirë. Fillova nga zero dhen jam ngritur shumë në karrierën time”, tregon Mustafi.

“Unë e kisha më të lehtë se babai im pasi u linda në atë vend (Gjermani), e dija gjuhën dhe ishte më e lehtë. Gjithçka që kam i detyrohem babait tim”,vazhdon tutje Mustafi.

Mustafi nga Hamburgu në Gjermani iu bashkua Evertonit, kur pas hapësirave të pakta u transferua në Sampdoria në Serie B dhe falë dy viteve të shkëlqyera ai shkoi në La Liga te Valencia.

Forma e mirë në Valencia bëri që Mustafi të respektohet shumë në botën e futbollit
Forma e mirë në Valencia bëri që Mustafi të respektohet shumë në botën e futbollit

Mustafi foli edhe për ish-trajnerin te Valencia, Gary Neville që nuk arriti të drejtojë si duhet klubin spanjoll.

“E respektojë atë si një lojtar, ai ishte fantastik. Si trajner mendoi se Neville kishte idetë e duhura, por në atë kohë në Valencia për çdo trajner ishte e vështirë”.

“Në çdo kohë bisedoja me të pasi Neville ishte një mbrojtës i madh. Ai nuk ishte për futbollin spanjoll. Në një kohë un mundohesha të mësoi nga ai, mirëpo e njëjta gjë ndodhte edhe me të që mësonte nga ne”, thotë Mustafi.

Mustafi gjatë një diskutimi me ish-trajnerin e tij Gary Neville
Mustafi gjatë një diskutimi me ish-trajnerin e tij Gary Neville

Mustafi ka jetuar në katër vende të ndryshme në shtatë vitet e fundit, ku ishte pjesë e skuadrave si Everton, Sampdoria, Valencia dhe tani në Arsenal.

“Un tani jam i vendosur. Kjo është qesharake të ndërrosh vendbanim sa shpesh. Mirëpo futbolli i ka këto që gjatë gjithë kohës je duke lëvizur”, vazhdon Mustafi.

24-vjeçari flet edhe për migrim e njerëzve nga Shqipëria.

“Kur shkoj në Shqipëri, shoh fëmijët 6-vjeçar që nuk shkojnë në shkollë por duan të punojnë”.

“Nuk ka shkolla të duhura dhe kjo është një arsyeje që ata duan të migrojnë në një vend më të mirë si Anglia apo Gjermania. Është e komplikuar kjo situatë mirëpo duhet t’i mirëkuptojmë”, tregon Shkodrani.

Ish-anëtari i Valencias tregon se sa i rëndësishëm për të ishte futbolli.

“Futbolli është i rëndësishëm pasi nuk më ka lënë shumë kohë dhe kështu i kam ikur rrugëve të këqija me shokët”.

“Babai im është i fiksuar pas sjelljes sime në stërvitje dhe në jetë. Nëse i jepni njerëzve mundësinë për të luajtur futboll është gjë e mirë sepse futbolli i bënë mirë gjithkujt”, tha Mustafi.

24-vjeçari gjithmonë jep maksimumin gjatë stërvitjeve në Arsenal
24-vjeçari gjithmonë jep maksimumin gjatë stërvitjeve në Arsenal

Në fund Mustafi ka deklaruar se ndihet rehat që është në një klub të madh si Arsenal.

“Jam rehat dhe i lumtur në Arsenal. Ky klub është ajo që kam dashur nga fillimi”.

‘Topçinjtë’ kanë paguar 35 milionë funte për shqiptarin duke e bërë mbrojtësin e tretë më të shtrenjtë në histori. /Telegrafi/

Mbrojtësi nga Gostivari shihet si një lider tek 'Topçinjtë'.
Mbrojtësi nga Gostivari shihet si një lider tek ‘Topçinjtë’.

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori