“Kur kam dalë pozitiv me COVID-19 jam distancuar nga familja, për dy javë e katër ditë kam qëndruar larg fëmijëve, për besë nuk ka qenë e lehtë por ja dolëm”. Kështu e nisë tregimin e saj një infermiere në Kosovë, nënë e dy fëmijëve, e cila qe infektuar me koronavirus, por e mposhti atë fare lehtë, sa i përket shëndetit.
E njësoj nuk mund të themi edhe për pjesën tjetër, atë emocionale, pranimit të faktit që derisa rezultati i saj të dalë negativ, nuk mund t’i përqafojë fëmijët e saj. Këtë pjesë ajo nuk e kishte aspak të lehtë, vërehet thjeshtë fare derisa zëri i dridhet kur thotë se “nuk kish asgjë më të vështirë sesa t’i shohësh fëmijët por të mos guxosh t’u afrohesh atyre”.
“Në momentin që e kam kuptuar që kam dalë pozitiv jam distancuar, jam karantinuar, dy javë e katër ditë kam qëndruar larg familjes, fëmijëve e bashkëshortit, nuk ka qenë e lehtë për besë, mirëpo ia dolëm”, rrëfen ajo.
Natën kur asaj i treguan se rezultati e nxjerr pozitiv me COVID-19, e kujton si shumë të vështirë meqë në mendjen e saj ishte frika se ajo tashmë kishte infektuar familjarët apo personelin tjetër shëndetësor.
Por vullneti për t’u përballur me këtë virus dhe për ta mposhtur atë i erdhi të nesërmen kur familja e saj rezultuan negativë.
“Shumë keq e kam përballuar, të drejtën më të thënë duke e marrë parasysh për shkak të rrezikimit të familjes, më shumë e kisha atë problem, sepse fëmijët ishin të vegjël, duke i menduar disa probleme më tutje duke mos mundur me ia dalë, megjithëse unë isha pozitiv. Mirëpo të nesërmen u testuan e gjithë familja dhe gjithë dolën negativ e kjo ndoshta ka qenë një shtyllë e madhe që ma ka dhënë kurajo ta kaloj”, tregon ajo.
Kjo punëtore shëndetësore e cila e fitoi betejën me një virus krejt të panjohur për vendin tonë, menjëherë pasi u shërua dhe mori rekomandimin e institucioneve përgjegjëse shëndetësore që mund t’i kthehet punës, nuk priti gjatë dhe vazhdoi kontributin e saj në krye të detyrës.
Ajo u bë sërish bashkë me pjesën tjetër të personelit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë që ka përfshirë të gjithë botën.
Derisa dëgjojmë rrëfime të personelit shëndetësor, për kohën e pandemisë, gjejmë se sfidë e madhe për të gjithë është fakti që ky virus erdhi me shumë të panjohura, duke sjellë shqetësim edhe të vet punëtorët e këtij sektori.
Duke e ditur sa lehtë bartet ky virus, punëtorët shëndetësor, përveç punës profesionale që po bëjnë, e kanë edhe hallin e mbajtjes së distancës me familjarët e tyre.
E infermierja e prekur me COVID-19 ka një porosi.
“Të kenë kujdes, të mbajnë distancën, të rrinë në shtëpi për të mirën e familjes tonë dhe besoj që do të kalojë edhe kjo një ditë”, thotë ajo.
Në Kosovë janë identifikuar gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale