Edhe një ditë pas vrasjes së policit Idriz Demaj nga një person i dyshuari i cili kishte tentuar të kryente një grabitje në një bankë në Istog, vendi ku ka ndodhur ngjarja ende ka vazhduar të jetë i bllokuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar gjatë ditës në vendin ku dje është vrarë polici Izet Demaj e më pastaj edhe personi i cili dyshohet se kishte tentuar të grabiste një bankë në Istog.
Qytetarët të cilët e kishin parë këtë ngjarje kishin mbetur ende të tronditur nga ky rast. Secili nga ta tregonin versionet e veta se si kishte ndodhur ngjarja.
Haki Haskaj i cili kishte mbërritur në vendin e ngjarjes 10 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja ka treguar se sa rendë është përjetuar kjo ngjarje.
“Unë ngjarjen e kam parë masi veç ka përfundu, e kam pa përmes mediave elektronike që diçka ka ndodhë dhe kam ardh pas 10- 15 minutave. E kemi përjetuar shumë rëndë, në përgjithësi Komunë e Istogut, njerëz që nga mbrëmë deri vonë kemi qenë duke i përcjellë lajmet, duke I parë video incizimet, një ngjarje shumë tragjike shumë e rëndë e pa besueshme”, thotë Haskaj.
Ai ka treguar edhe çfarë ka parë kur ka arritur në vendin e ngjarjes.
“E kam pa atë grabitësin të shtrirë në mes të rrugës, ju shike bomba që e ka pas aty, paratë në një thes që i kishte marrë, ngjarje e rëndë ngjarje trishtuese”, ka treguar Haskaj.
Familja Demaj nga fshati Vrellë e Istogut gjatë ditës së sotme kishte hapur të pamën për policin i cili u vra në detyrë.
Djali i axhës së Izetit, Bekim Demaj, ka treguar p se si janë informuar familja për vrasjen e Izet Demajt.
“Fillimisht e kam marrë një telefonatë prej një kushëriri tim dhe më ka pyetur a ka diçka të re në Vrellë. Unë nuk kisha ndëgju diçka, meqenëse pesë minuta me herët edhe unë isha aty ku ka ndodhur ngjarja por pastaj pas një telefonate dëgjuam që është i plagosur duke u përballë me një kriminel në bankë”, ka treguar Demaj.
Pasi kishte dëgjuar për Izetin, ai ishte nisur drejt Spitalit të Pejës.
“Kemi shku në spital kur kemi mbërri e kemi pa që gjithçka ka përfunduar, ka ndërruar jetë Izeti, nga plumbat që ka marrë, nga personi i cili edhe ka mbeturi i vrarë nga Policia e Kosovës”, thotë Demaj.
Ai ka treguar se Izet Demaj ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës për më shumë se 15 vite, dhe pjesëtar i UÇK-së në brigadën 138 në Koshare.
“Izeti ka qenë diku 15 vite ose më tepër pjesëtar i Policisë së Kosovës. Më herët ka qenë gjatë luftës ka qenë pjesëtar i Brigadës Agim Ramadani, në Koshare, shoqërues i komandantit Rrustem Berisha, tërë kohën ka qenë në luftë dhe është përballur me rreziqe, se e gjanë kjo në liri nuk e kemi pritë”, tregon Demaj.
Izet Demaj, 42 vjeçar pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dje gjatë një grabitjeje të armatosur në Istog. Ai në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në Istog, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit vdiq, ku u vra edhe grabitësi i bankës.
Në nderim të policitë të vrarë, Izet Demaj, të shtunën në Kosovë do të jetë ditë zie, kurse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë një shumë simbolike, prej 15 mijë eurosh për familjen e tij. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht