Rrallë merr pjesë nëpër evenimente, por Scarlett shfaqet për ta dominuar parakalimin në tepihun e kuq

Scarlett Johansson së fundmi mori pjesë në evenimentin e të hënës në ‘Golden Heart Awards 2023’ në New York.
Aktorja u vlerësua me një çmim për kontributin e saj në qendrat kërkimore për AIDS-in dhe kancerin. Ndërsa edhe kolegu i saj, aktori Ben Platt, gjithashtu mori njohje për angazhimin e tij ndaj këtij problemi global.

Sa i përket veshjes, Johansson kishte veshur një fustan të zi me prerje të ulët dhe këpucë me të njëjtën ngjyrë për këtë rast. Ajo e kompletoi dukjen me grim të errët, i cili nxori në pah sytë bojëqielli të aktores.
Duke gjykuar nga komentet në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, shumë fansa të bukuroshes 38-vjeçare janë kënaqur me pamjen e saj.





(Foto: FilmMagic)







































