Gleard Gusholli, i riu qe u arrestua se mbajti peng dhe dhunoi të dashurën e tij, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Tiranës ka vendosur për katër të afërmit e tij detyrim paraqitje.


Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë.

28-vjeçarja e dhunuar ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/