Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, lidhur me fertilizimin e asistuar, ka thënë se e mbështet fertilizimin për një çift si burrë e grua, por jo edhe për një grua 18-vjeçare, e cila është e pamartuar dhe që e ndalon të drejtën për të njohur familjen, pasi mund të dërgojnë në incest.
Kështu është shprehur në RTV Dukagjini, ku po diskutohet projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.
“Fertilizimi i asistuar të jetë vetëm për çiftin, burrë dhe grua e jo për një grua 18-vjeçare, e cila është e pamartuar dhe që e ia ndalon fëmijës të drejtën të njohë babain, nënën, vëllain apo motrën. Nuk mbështesim ligje të tilla që mund të dërgojnë në incest dhe do të japim angazhimin tonë derisa na lejohet neve si deputet”, është shprehur Rrahmani.
Ndërsa, deputeti Eman Rrahmani i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia për kryerjen e punëve të tyre, duke ua mundësuar çifteve që kanë probleme me shëndetin e tyre riprodhues të kryejnë IFV në institucionet publike të vendit.
“Fertilizimi mund të ndodhë në Institucione Publike. Nuk ka pasur vullnet nga Qeveritë e kaluara prej më shumë se dhjetë vite prej kur ekziston udhëzimi administrative. Nuk ka vullnet, as nuk ka pasur vullnet dhe nuk është duke vazhduar të ketë vullnet edhe nga kjo qeverisje për këto tri vite. Për çiftet që kanë problem për fertilizim, ta kryejnë këtë shërbim me kosto zero në Institucione Publike”.
“Ministri me angazhimin e tij dhe investimet të cilat duhen, që ta bëjë në Institucionet publike mirëpo arsyetimi i mungesës së ligjit është thjeshtë sa për të shpenzu debatet publike apo për t’u arsyetuar për mos investime të cilat kanë mundur. Natyrisht bashkë me 10 deputetë të tjerë të cilët i kemi paraqitur këto amandamente, e mbështesim fertilizimin e asistuar tek çiftet dhe i bëjmë thirrje ministrit Vitia të i kryejë këto punët dhe detyrat e tyre për të mundësuar çifteve që këto procedura të kryhen në Institucione Publike. Ku duhet ndërtuar dhe janë mjete të qytetarëve dhe duhet investuar, duke mos dhënë para në institucione private”, është shprehur Rrahmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht